Forcimi dhe zhvillimi i institucioneve shtetërore
Kosova aktualisht ka hyrë në vitin e katërt të pavarësisë së saj dhe deri më tani në këto katër vite ka pasur rënie dhe ngritje në aspektin e përgjithshëm të zhvillimit të saj. Shteti i ri me perspektivë evropiane ka bërë progrese të shumta në shumë aspekte, megjithatë ende mbetet sfidë serioze e institucioneve kosovare për të bërë më shumë drejt promovimit dhe zhvillimit të një shteti modern demokratik. Filozofia e institucioneve, ka dëshmuar se për arritjen e këtyre progreseve ka pasur bukur shumë vështirësi dhe sfida serioze, gjë që vlen të cekën:
Situata e përgjithshme politike – deri më tani është dëshmuar se Kosova, është faktor stabiliteti dhe se shqiptarët në përgjithësi janë faktorë stabiliteti, gjë që ka bërë që edhe rezultatet të shihen më për së afërmi në terren. Thënë në përgjithësi, situata politike është e mirë, përveç pjesës së Veriut e cila mbetët në duar të barrikadistëve ilegal. Kjo madje, u tha edhe haptazi në raportin e fundit të progresit për Kosovën nga KE-ja. Institucionet kosovare, pavarësisht sfidave dhe problemeve me të cilat ballafaqohen, ato kanë krijuar mekanizma, strategji, legjislacion i cili ka vë në thekës të veçantë përkushtimin e këtyre institucioneve për forcimin dhe zhvillimin e një shteti funksional, ligjor dhe demokratik. Uniteti demokratik ka promovuar këto praktike në realitet, sepse “Shteti nuk mund të mbahet me infuzione”, thekson profesori i njohur Francis Fukujama në librin e tij “Sfidat dhe ndërtimi i shtetit në shekullin XXI”. Ndaj progresit e tilla kanë dëshmuar që Kosova kryesisht të jetë e qetë, të ketë respektuar respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, sidomos ndaj komuniteteve të cilat gëzojnë mbështetje të plotë nga institucionet tona, si dhe shumë parime tjera demokratike. Duhet thënë se sfidat ende mbesin si probleme “error”, sidomos veriu, i cili përbënë problem kronik pothuajse tash e një dekadë.
Zhvillimi ekonomik – shpeshherë në mediet tona, zhvillimit ekonomik i jep një konotacion krejt tjetër nga ai i zakonshëm, shpeshherë kemi raste kur me zhvillim ekonomik nënkuptohet vetëm tregtia apo zhvillimi i bizneseve të cilat apriori kanë ndikim në zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik të vendit. Kjo mund të themi se është njëra anë e medaljes, megjithatë medalja tjetër është se zhvillimi ekonomik në fakt nënkupton jo vetëm zhvillimin dhe stimulimin e bizneseve vendore, por ai përfshinë poashtu edhe hartimin e politikave për zhvillim sa më të mirë ekonomik, zbutje të papunësisë, krijimin e vendeve të reja të punës, krijimin e një zhvillimi të mundshëm regjional, pastaj bashkëpunimi ndërmjet shteteve fqinje duke bërë më të lehtë procedurat sidomos ndaj bizneseve, stimulimin e investitorëve si dhe elemente tjera të cilat janë tepër të rëndësishme. Po në këtë drejtim, zhvillimi ekonomik ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e një shteti, sidomos Kosovës e cila ende është në fazën embrionale të saj të zhvillimit të institucioneve të përgjithshme, kështu zhvillimi ekonomik nënkupton poashtu edhe zgjerimin e hallkave shtetërore të cilat do të luanin rol me rëndësi për shtetin e ri, që madje sipas sociologut të njohur Giddens, “Një shtet që ka të zhvilluar aspektin ekonomik, kulturor, ushtarak dhe teknologjik”, është shtet i aftë dhe funksional. Mu për këtë shkak, por edhe shkaqe tjera, mund të themi se zhvillimi ekonomik është alfa e një shteti.
Administrata publike – ka qenë dhe është fushë e ndjeshme e cila që në raportet e hershme të progresit nga KE-ja, për Kosovën është theksuar se një shtet demokratik dhe funksional është ai shtet që ka një administratë publike efikase. Administrata, poashtu në kuptimin logjik mund të ndërlidhet edhe me menaxhimin publik. Administrata publike sipas Shafritz dhe Rusell mund të definohet nga perspektiva e katër aspekteve të ndryshme: politike, ligjore, menaxheriale dhe profesionale. Ndërsa, në aspektin juridik, administrata publike definohet si rregulla dhe ligje në veprim, kurse nga ajo menaxheriale, si degë ekzekutive e qeverisë që kërkon specializim menaxherial të bazuar në talent natyror dhe përpjekje të vazhdueshme. Prandaj, pavarësisht sfidave dhe problemeve me të cilat është ballafaquar administrata publike në Kosovë, ajo ka arritur edhe progres të konsiderueshëm, gjë që edhe në raportin e progresit të KE-së për Kosovën për vitin 2011, theksohet se ka arritur disa përparime, por ende mbeten probleme dhe sfida të shumta në krijimin e një administrate moderne.
Promovimi i aspektit kulturor – sot jo vetëm në Evropë, por pothuajse në përgjithësi ideja e një nacionalizmi të dikurshëm nuk është më e kapshme, sepse ajo çdo herë e më shumë po zëvendësohet me aspektin kulturor dhe a – kulturor. Faktet flasin se Evropa, sot në gjirin e saj dëshiron përveç tjerash që shtetet e reja të kenë edhe aspektin kulturor të lartë. Por, shtrohet pyetja: Çfarë është pra kultura? Sociologët mundohen që premisën e konceptit mbi kulturën të shpjegojnë në forma dhe mënyra të ndryshme, madje ekzistojnë edhe një sërë definicionesh mbi këtë koncept përafërsisht 500, megjithatë, sot me kulturë nënkuptohen: “vlerat, normat dhe çdo gjë që e ka krijuar apo e ka punuar mendja/dora e njeriut”, ky mund të jetë njëri ndër definicionet më të thjeshta në këtë drejtim. Kështu, që aspekti kulturor ka rëndësi të madhe sidomos identiteti kulturor për të cilin sot na flasin antropologët e shumtë. Bota, ka përparuar në shumë aspekte sot dhe shihet qartë që njerëzit në forma dhe mënyrë të ndryshme promovojnë dhe zhvillojnë identitetin e tyre, sidomos me kulturën e cila ka rëndësi të madhe në jetën e tyre? Edhe sociologët mundohen të shohin nga prizmi sociologjik aspektin a – kulturor dhe kulturor të njerëzve, gërshetimin e kulturave të ndryshme, meltingpotin (apo kazanin e shkrirjes së kulturave), sub-kulturat e ndryshme. Në këtë drejtim, duke marrë parasysh faktin se Kosova ka mbi 60 % të strukturës me moshë rinore dhe përafërsisht 28% të strukturës nën 18 vjeç, elementi kulturor mund të luaj rol me rëndësi në kuadër të integrimeve Euro-Atlantike. Pra, aspekti kulturor mund të luajnë rol dhe funksion me rëndësi në rrugën drejt integrimeve evropiane, e kjo normalisht që mund të bëhet apo pasohet nga: arti, teatrot, filmit, aktrimit, sportit, muzikës, si dhe shumë elemente tjera të rëndësishme, gjë që do të shërbejnë drejt asaj se edhe “Kosova mund t’i jap diçka Evropës”.
Problemi i lobimit (diplomacia) – në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, diplomacia luan rol me rëndësi për vet shtetin si një mekanizëm institucional dhe ligjor. Shteti funksional, demokratik ka një diplomaci të zhvilluar, e cila i kontribuon vet marrëdhënieve dy paleshe ndërmjet shteteve që kanë për qëllimin krijimin e një jete sa më të mirë të qytetarëve të tyre. Diplomacia madje sipas Sër Harold Nikolson, njëri prej diplomatëve më të njohur të shekullit XX-të, “Diplomacia është menaxhimi i marrëdhënieve ndërkombëtare me anë të negociatës, metoda me të cilën këto marrëdhënie ndreqen dhe menaxhohen prej ambasadorëve e të dërguarve; puna e zeja e një Diplomati” etj. Andaj, pavarësisht faktit që Kosova është pranuar nga më se 84 shtete që kanë rol me rëndësi në botë, si dhe përkushtimit të institucioneve për të bërë lobim sa më të theksuar në këtë drejtim. Mund të themi, se diplomacia kosovare ka mundur që të bëjë më shumë karshi lobit serb, kjo ka mundur që të vie duke përdorur si instrument shtetet të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, sidomos që ky lob të vie mbi këto 5 shtetet e BE-së, të cilat edhe ashtu kanë rol domethënës në Bashkimin Evropian.
Përfundim – duke mos dashur që të thellohemi edhe më shumë në progresin dhe regresin e institucioneve tona, duhet thënë se si përfundim, Kosova si shtet i ri ka arritur progrese në shumë fusha, sidomos në hartimin e legjislacionin të përgjithshëm, ku tani si sfidë mbetet implementimi më i fuqishëm i këtij legjislacioni në praktikë. Element tjetër, me rëndësi është edhe fakti që Kosova po dëshmon se është faktor stabiliteti dhe gradualisht po merr përvojat e vendeve të tjera drejt forcimit të kapaciteteve dhe institucioneve shtetërore. Si sfida, në këtë elaborim të shkurtër, mund t’i përmendim: Integrimi i Veriut, përkushtimi më shumë i institucioneve kosovare në implementimin e legjislacionit në praktikë, funksionim i gjykatave në mënyrë të pavarur, luftimi i dukurive si korrupsioni, nepotizmi, krimi i organizuar si dhe shumë sfida tjera.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEgli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti