Pas sulmeve terroriste në Barcelonë në të cilat 14 persona u vranë, policia shqiptare ka reflektuar sërish shërbim të përforcuar.
Por, burimet pohojnë se ndryshe nga masat e mëparshme, Drejtoria e Antiterrorit është në gjendje gadishmërie prej kohësh dhe një ndër arsyet është edhe fluksi i hyrjeve në vendin tonë gjatë sezonit turistik.
Sikurse edhe pas sulmeve terroriste në Londër, Mançester, Paris dhe Berlin, policia shqiptare ka shtuar vëmendjen në objekte dhe zonat që konsiderohen me risk, sikurse janë ambientet publike, por edhe zonat turistike.
Burimet thonë se masa kryesore e Policisë së Shtetit lidhet me angazhimin e agjentëve të antiterrorit që po mbajnë nën vëzhgim personat me prirje radikale, por edhe lidhjet e tyre.
Kjo procedurë e drejtuar nga Antiterrori, por edhe Shërbimi Informativ po zbatohet në mënyrë të pandërprerë për shkak të dy dosjeve të bujshme gjyqësore që kanë në brendi që nga akuzat e terrorizmit, deri tek rekrutimet për luftime në Siri.
Njëra nga dosjet është e njohur si “Imamët”, tashmë të shpallur fajtorë edhe nga Apeli i Krimeve të Rënda. Dosja e dytë ka nën akuzë vetëm në Shqipëri 4 të dyshuar dhe në Kosovë 18 të tjerë, që dyshohen se po planifikonin një sulm terrorist në stadiumin ku do të mbahej ndeshja Shqipëri-Izrael.
Gjatë këtij sezoni turistik bëhet e ditur se, veçanërisht në pikën kufitare të Morinës dhe të Qafë-Thanës agjentë të Antiterrorit që gjenden në gadishmëri kanë intervistuar persona që fillmisht janë vlerësuar si të dyshimtë për të udhëtuar drejt Shqipërisë.
Por, megjithë masat e policisë, ndryshimet në Kodin e Procedures Penale parashikojnë transferimin për shqyrtimin e veprave të terrorizmit nga Krimet e Rënda në gjykatat e rretheve./syri.net/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa