Mbledhja e fondeve për sigurime shëndetësore, nuk do të fillojë me 1 janar 2017, megjithëse Qeveria ka miratuar Rregulloren për Menaxhimin Financiar të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe Statutin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, I tha Radios Evropa e Lirë se ndonëse janë bërë të gjitha përgatitjet për mbledhjen e parave nga qytetarët dhe më pas edhe implementimin e Ligjit për sigurime shëndetësore, tash për tash ky proces është shtyrë.
“Ne kemi punuar shumë dhe kemi ardhur në një pikë që fillimi i mbledhjes së premiuemeve të fillohet. Të gjithë duhet ta dinë, se nuk ka mundësi buxhetore që të krijohet një fond i tillë që sot të fillojë mbledhja dhe në atë kohë të fillojë edhe marrja e shërbimeve. Duhet të jetë një periudhë e grumbullimit të fondit dhe më pas edhe ofrimi i shërbimeve”.
“Mbledhja e premiumeve nuk do të fillojë. Duke marrë për bazë rekomandimet e donatorëve, shoqërisë civile dhe grupeve të interesit kemi ardhë në një përfundim që nuk është kohë e përshtatshme data 1 janar 2017”.
Ministri Rrahmani gjithashtu tha se parashihet që muaji korrik i vitit 2017 të jetë koha e fundit kur do të fillojë mbledhja e premiumeve
“Është fillimi i korrikut data e fundit, ku nuk ka shtyrje më tutje dhe kjo më gëzon, sepse kam frikë se shtyrja do ta dëmtojë dhe degradojë ligjin dhe do të mund ta kthente në pikën zero”.
Për fillimin e mbledhjes së fondit skeptikë kanë qenë edhe zyrtarë të lartë të kësaj fushe.
Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, ka deklaruar kohë më parë se si federatë kanë konstatuar se brenda ligjit parashihen të përmbushen një sërë obligimesh nga Ministria e Shëndetësisë, para se të fillojë mbledhja e premiumeve.
Por, sipas tij, këto obligime nuk janë përmushur, përfshirë mungesën e kartelave shëndetësore për të punësuarit në sektorin publik dhe mungesa e plotësim-ndryshimit të nenit për sektorin privat për ndërrmarjet publike.
Gjithashtu deklarata financiare, së bashku me pakon e shërbimeve e që parashihet me ligj, të dërgohet tre muaj para vitit fiskal, nuk është dërguar dhe mjetet nuk janë miratuar nga ana e Qeverisë së Kosovës, si dhe nuk është miratuar çmimorja.
Nga ana e saj, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se njëra nga vështirësitë që do të haste ky ligj, do të jenë kapacitet teknike në kuadër të agjencisë së financimit shëndetësor.
Skender Syla nga kjo organizatë, tha se është i nevojshëm pajtimi politik për suksesin e fondit.
“Nga këndvështrimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nuk mund të them se do të dështojë apo do të ketë sukses Ligji për sigurime shëndetësore. Përvoja e vendeve tjera tregon se është një ligj mjaft sfidues dhe i vështirë, por elementi më i rëndësishëm është që të ketë pajtueshmëri politike”, ka thënë Syla.
Sidoqoftë, Qeveria e Kosovës ka planifikuar të ndajë 17 milionë euro për të punësuarit në sektorin publik dhe rreth 14 milionë euro për sektorin privat.
Ekspertët kanë vlerësuar se për një vit do të mblidhen rreth 60 milionë euro, derisa, sipas ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, me kalimin e viteve dhe futjen në sistem të të gjithë kontribuuesve, buxheti mund të shkojë edhe deri në 100 milionë euro në vit. /Rel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Seminari i CEFTA-s: Shfrytëzimi i mundësive rajonale në arkitekturë, inxhinieri dhe ndërtimtari
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!