LAJMI I FUNDIT:

Foda: Bunjaku i rëndësishëm për Kaiserslauternin

Foda: Bunjaku i rëndësishëm për Kaiserslauternin

Trajneri i Kaiserslauternit, Franco Foda, ka thënë se sulmuesi shqiptar, Albert Bunjaku, është shumë i rëndësishëm për skuadrën e tij.

"Sigurisht që Bunjaku dhe Idrissou janë dy lojtarë të rëndësishëm për ne. Mangësia e vetme e edicionit të kaluar ishte që ne nuk kishim shumë zgjedhje”.

“Në fazën sulmuese nuk kishim shumë zgjedhje, prandaj ne do të përpiqemi që ta forcojmë sulmin me një sulmues të ri, në mënyrë që të shfrytëzojmë më mirë situatën", ka thënë Foda për Volksreund.

29-vjeçari këtë edicion në 15 ndeshje të zhvilluara në Bundesliga 2 të Gjermanisë ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuar me katër asistime. Ai gjithashtu është edhe kapiten i Kaiserslauternit. /Telegrafi/