Fadil Lepaja
Nuk ka më kurrfarë dyshimi! Është konspiracion global, antishqiptar! Këtë e kuptova sapo e hapa wikipedian! Pastaj edhe “pediat” e tjera! Thoshte se shqiponja është një shpend grabitqar! Të gjitha të zezat po i thoshte për shqiponjën tonë të zezë! Për shqiponjën tonë! Më erdhi me ia plasë vajit nga pafuqia! Kështu armiqtë tanë shkruanin edhe për ilirët. Madje, thoshin se ilirët, paraardhësit tanë të lavdishëm kanë qenë piratë! Kanë plaçkitur anije nëpër Mesdhe, thoshin!
Mirëpo, atëherë urrejtja ndaj nesh nuk kishte karakter global. E sidomos jo virtual! Krejt globi që njihej ishte Mesdheu. E bota jonë epike shtrihej këndej dhe andej Bjeshkëve të Nemuna! Andej dhe këndej Sharrit! Edhe Karadakut! Malet na ndanin, po aq sa edhe armiqtë që na kishin pushtuar! E aty shqiponjat fluturonin krenare! Aty, lëshoheshin e merrnin “TVSH-në” e vet nga çobanet lokalë!
Eh, në historinë tonë të lavdishme mijëravjeçare, sa herë që shqiponjat kanë fluturuar ultë, zakonisht kanë grabitur ndonjë dele, ndonjë kec apo diçka të ngjashme. Edhe shqiponjat ushqehen, do të pajtohemi të gjithë ne që jemi qëllimmirë! Gjeneratat e sotme të cilat shqiponjat i kanë parë vetëm në televizor apo në net, e kuptojnë logjikën e tillë. Ato nuk ushqeheshin në supermarket, pra! Nuk kishte supermarkete atëherë! Patjetër do e merrnin qengjin e vet.
Thamë se shqiponja është një shpend grabitqare, se kështu shkruan nëpër librat e ndryshme, apo nëpër faqet online! Ne nuk e kishim kuptuar këtë! Kur shihnim se shqiponja po sillej mbi kokat tona, ne vet e zgjidhnim delen, kurbanin! Merre, i thoshim! Ajo e merrte dhe ikte krenare me delen në kthetra. Kaq të mirë ishim ne sa e mbajtëm përjetë ndër ne! Mbi kokat tona!
Pra, shqiponja jonë krenare! Më shumë se ajo, ne jemi krenarë me të! Me shqiponjën e zezë, me dy krena! Dorën në zemër, sado kërkova nëpër literaturë, askund nuk flitej për ndonjë gjallesë në natyrë që mund të dukej si shqiponjë me dy krena! Përpos nëse ka pasë ndonjë rast të mutacionit gjenetik. Por, edhe nëse ka pasë, ende nuk e kemi hasur! Shqiponja jonë, me dy koka, si e shpjegojnë ideologët tonë, na doli të jetë veç një mutacion ideo-politik! Vendi i ndarë! Për të kthyer procesin mbrapsht, pra drejt bashkimit, disa thërrasin që shqiponja e jonë të përshtatet me natyrën! Pra, që sërish të ketë vetëm një kokë! Një komb, një kombëtare! Një shqiponjë!
Pastaj, edhe ngjyra e shqiponjës ka shumë rëndësi! Jo për shqiponjën, po për ne! Sepse, edhe fqinjët tanë e adhurojnë shqiponjën! E kanë edhe në flamujt e tyre kombëtarë! Në stema, apo në logot e tyre! Shqiponja e bardhë për shembull ndez gjakrat e fqinjëve tonë veriorë! Shqiponjat e bardha! Pra, duhet bërë dallim!
Është krejt normale që njerëzit adhurojnë shqiponjat, mendova! Njeriu nuk e adhuron pulën, për shembull! Pulën nuk e gjen askund nëpër stemat apo flamujt kombëtarë! Madje edhe Partia e Fortë e Kosovës, e cila mblodhi idetë dhe praktikat më të mira të partive të tjera autoritare, nuk e mori pulën për simbol! E mori shqiponjën me muskuj! Sepse, pulat nuk janë shpend grabitqarë, por janë shumë paqësore. Edhe pse liderët e tyre më shpesh ngjajnë me këndesat sesa me shqiponjat!
Nejse, po të kishte Nobel për shtazë dhe shpezë, pula mund të ishte një kandidat serioz, edhe pse nuk do të fitonte kurrë. Ka raste të tilla! Nga historia e çmimit shohim se vetëm ish luftëtarët të cilët bënë paqe fituan “Nobelin” për Paqe! Por, pati edhe përjashtime! Për shembull Nëna Terezë nuk ishte luftëtare! Ishte paqësore, që nga fillimi! Ajo doli krejt jashtë idealit tonë të nënës e cila i ruan dhe i ushqen vetëm zogjtë e vet. Zogjtë e shqiponjës! Ajo ushqeu nëpër botë të gjithë në nevojë! Nana e jonë e lumnueme!
Por, të kthehemi te pulat! Ato nuk e bëjnë historinë! Sepse ato nuk janë luftarake! Pulat dinë vetëm të bëjnë vezë! Ne i hamë pulat edhe vezët! Ky është rendi i gjërave! Ato që i hamë, nuk i adhurojmë! I adhurojmë vetëm ato që mund të na hanë!
E, në histori, pra, regjistrohen veç luftëtaret. Shqiponjat, skifterët, luanët, tigrat, ujqit, gjarpërinjtë! Asnjë lepurush për be! Asnjë lopë, pulë, apo gjallesë tjetër e dobishme, jo grabitqarë, nuk e bënë historinë! Por, kanë ndërruar kohët!
Se si është ndier shqiponja ditën kur humbëm nga Zvicra, veç një Zot e din! Shqiptarët. Pastaj, nuk humbëm nga Zvicra, por nga shqiptarët me fanella “të huaja”!
Kjo paksa e lehtëson dhembjen! E ringjallë mitin për tradhtinë e cila në momente vendimtare na len pa shkua dika! Në Evropë! Në Brazil! “Vdekje tradhtareve, Shqipëria shqiptarëve”, klithën një burrë zhgënjyer i simpatizuesve. Dhe, po harroni se edhe trajneri i kombëtares nuk është shqiptar. As shqiponja që bëri rreth-fluturimin e saj magjik, nuk ishte vendore! As… ndoshta një ditë edhe lojtarët e përfaqësueses mund të jenë të huaj, me shtetësi! Eh…! Po të fitonim, krejt do të dukej ndryshe!
Por, edhe shqiponja është pajtuar tashmë se duhet të dojë kombëtaren tonë, pavarësisht rezultateve! Dashuria është pa kushte, ose nuk është!
Përndryshe, kjo shqiponja e cila fluturoi ultë, mbi stadiumin “Qemal Stafa” nuk është si të tjerat. Ajo nuk është grabitqare. Është e zbutur! Ushqehet me hamburger dhe pi Coca-Cola!
Stadiumi mitik Qemal Stafa, që me krenari mban emrin e heroit antifashist, nacional-çlirimtar, i cili është i njohur për shpalosjen e flamurit gjigant kombëtar dhe performansës së zjarrtë të tifozerisë Kuq e Zi, e përjetoi edhe një aterrim të shqiponjave në realitet! Për të qenë të sinqertë, aty ka ndodhur të jetë fituar edhe ndonjë ndeshje e kombëtares, por jo edhe aq shpesh sa do të donim.
E kombëtarja po i ndërron trajnerët ndërkombëtarë! Derisa po mësohen me ne, po mërziten ata, e po mërzitemi edhe ne! Se rezultate pak, e ne gjithsesi jemi më të mirët në futboll, por… trajnerët! Ah, trajnerët. Ata e kanë fajin! Përndryshe si të shpjegohen margaritarët tanë që luajnë për kombëtaret e tjera! U përmend edhe Rita Ora e lëre më futbollistët!
Shqiponja, që fluturoi mbi “Qemajl Stafa” ishte nga importi. Juan Barnabe e solli këtu shqiponjën e cila ka performuar edhe në kryeqytetet tjera, si atë italian dhe portugez. Pra, shqiponja është “profi” dhe pas pak ushtrimeve i njeh flamujt e klubeve dhe kombëtareve, me sy mbyllë! Mbase i kanë vënë edhe sensorë?! Është shqiponjë, moderne!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët