LAJMI I FUNDIT:

Fluturakja me panele solare e Airbus mund t’i kalojë gjashtë muaj në stratosferë

Fluturakja me panele solare e Airbus mund t’i kalojë gjashtë muaj në stratosferë

Kompania Airbus ka njoftuar se një fluturake me panele solare do të niset në një udhëtim 18-ditorë, duke theksuar se Zephyr mund të kalojë deri në gjashtë muaj në ajër.

Fluturakja e “hollë” ka dy helika të vogla dhe deri më tani ka kryer dy fluturime testuese që kanë rezultuar tejet të suksesshme, transmeton Telegrafi.

Kjo fluturake do të operoj në stratosferë, më lartë sesa që fluturon një aeroplan i zakonshëm por më poshtë sesa një satelit – e kjo kompani ka bërë të ditur se përmes internetit do të lidhin miliarda njerëz në mbarë botën.


“Kemi ambicie që për muaj të tërë ta mbajnë në ajër – deri në gjashtë muaj”, ka thënë Jana Rosenmann nga zyra për informim në Airbus.

“Bateritë tona po performojnë si është më së miri. Jemi të bindur se mund të realizojmë fluturimin për tre muaj – por nuk besoj se do të kemi problem nëse zgjatet edhe për tre tjerë”, ka shtuar Rosenmann.

Sipas të dhënave të Unicefit të marra nga viti i kaluar, dy të tretat e fëmijëve në mbarë botën – apo 1.3 miliard njerëz nuk janë të lidhur me internet në shtëpitë e tyre, diçka që sfidon garën për një ekonomi moderne – ku në këtë mënyrë ata izolohen nga pjesët tjera të botës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë duhet të dini për protestat e mëdha të sotme në Beograd dhe pse Vuçiq pretendon se do të ndodhë luftë civile

Çfarë duhet të dini për protestat e mëdha të sotme në Beograd dhe pse Vuçiq pretendon se do të ndodhë luftë civile

Serbia
SHBA dëbon ambasadorin e Afrikës së Jugut për komentet ndaj Trumpit

SHBA dëbon ambasadorin e Afrikës së Jugut për komentet ndaj Trumpit

Amerika
Aleksadanr Vuçiq po frikësohet, angazhon traktorët për ta mbrojtur presidencën nga protestuesit

Aleksadanr Vuçiq po frikësohet, angazhon traktorët për ta mbrojtur presidencën nga protestuesit

Serbia
Analisti serb, Janjiq: Vuçiq mund ta përdorë kundër protestuesve grupin e Radoiçiqit

Analisti serb, Janjiq: Vuçiq mund ta përdorë kundër protestuesve grupin e Radoiçiqit

Serbia
Trump me urdhër të ri ekzekutiv - pritet të preket Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë

Trump me urdhër të ri ekzekutiv - pritet të preket Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë

Evropa
Anulohen trenat dhe autobusët drejt Beogradit - Vuçiq po bën gjithçka për ta penguar protestën masive kundër tij

Anulohen trenat dhe autobusët drejt Beogradit - Vuçiq po bën gjithçka për ta penguar protestën masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori