LAJMI I FUNDIT:

Flokë të drejta dhe të buta

Flokë të drejta dhe të buta

Shumica e revyve për sezonin pranverë 2011 kanë ndjekur trendin e stilit të flokëve të drejta, të rrafshëta dhe moderne.

Konkludimi i përgjithshëm është se flokët e lëshuar duhet doemos të kenë vëllim të pasur dhe të jenë të lëvizshme, derisa flokët e lidhura bisht dhe ato dredha duhet të jenë super-të buta dhe të shndritshme. Këto janë stile të shkëlqyera për të dalë në punë, për dalje glamuroze, apo për çdo ditë, për të zëvendësuar stilin në rastet kur flokët tuaj nuk duken mirë.

Calvin Klein dhe Viktor & Rolf kanë treguar dukjet klasike të bishtit të shtrënguar shumë që nxjerrin në pah mollëzat, ndërsa Ralph Lauren dhe Matthew Williamson janë përcaktuar për variante të ngjashme, por më komforte. /Telegrafi/