Ata të cilët vuajnë nga pagjumësia e dinë shumë mirë sesa i çmueshëm është gjumi, ndërsa në vitet e fundit gjithnjë e më shumë njerëz po ankohen për këtë problem. Ekspertët thonë se arsyeja kryesore për këtë është ndryshimi i shprehive jetësore.
Nëse dëshironi të keni jetë të shëndoshë, atëherë doemos duhet të keni gjumë të shëndoshë. Gjumi është shumë i rëndësishëm për ta pushuar trupin dhe trurin, si edhe për të grumbulluar energjinë e nevojshme për ditën tjetër.
Në ditët e sotme njerëzit e kalojnë kohën duke qëndruar ulur, ndërsa mendimet e tyre janë në lëvizje, janë nervozë, nën preson dhe nën stres të fortë. Për këtë arsye te shumica e njerëzve është i çrregulluar bioritmi.
Shumica kthehen nga puna shumë të lodhur, ndërsa nuk mund të flenë, ndërsa teksa shtrihen mendojnë për ditën paraprake, por edhe për obligimet që i presin. Një mendim çon te tjetri, kurse cikli vazhdon… Prandaj nuk është çudi që shumë njerëz vuajnë nga pagjumësia.
Ekspertët britanikë thonë se koha më e mirë për gjumë është dy ose tre orë pas darkës. Kur ta përfundoni ushqimin mundohuni të relaksoheni dhe mos mendoni për obligimet. Shmangni bisedat e rënda, madje edhe shikimin e televizorit. E vetmja gjë në të cilën duhet të përqendroheni është relaksi, në mënyrë që të keni gjumë të thellë dhe në mëngjes të zgjoheni të freskët e përplot energji.
Por, nëse në vend të kësaj, e kaloni natën duke menduar për obligimet, nëpër ndeja të ndryshme, ose më keq, para kompjuterit ose televizorit, në mëngjes do të zgjoheni pa gjumë, të rraskapitur dhe me disponim të keq.
Ekspertët thonë se gjumë të qetë dhe të thellë kanë njerëzit të cilët gjatë ditës punojnë intensivisht, ndërsa gjumë jo të qetë kanë ata të cilët nuk arrijnë t’i kryejnë të gjitha obligimet ditore.
Nëse e çrregulloni bioritmin dhe nuk flini mjaftueshëm, trupi juaj do të dobësohet dhe do të jeni më të prirë ndaj sëmundjeve. Prandaj, mundohuni që gjatë ditës të ndani një orë për gjumë.
Për shkak të mungesës së gjumit mund të vuani nga problemet me tretje, sëmundjet e zemrës, çrregullimet e sistemit nervor, mund të keni probleme me sy, me shtypje të gjakut… mungesa e gjumit ndikon edhe në kreativitetin dhe disponimin tuaj.
Për këtë arsye, nëse dëshironi gjumë të rehatshëm, vendosni për një mbrëmje të qetë, bëni një dush të ngrohtë dhe flini në një dhomë të ndritshme dhe të rregulluar. Problemet mos i merrni me vete kur shkoni në krevat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit