Gjumi bën mirë për trupin dhe mendjen, por në mirëqenien tonë ndikon edhe pozicioni që marrim në shtrat. Këtë e kanë thënë ekspertët amerikanë të Convenant Health System.
Studiuesit kanë analizuar mënyrat kryesore në të cilat kemi tendencë të flemë dhe kanë arritur në përfundimin se metoda më e mirë e fjetjes është ajo me kurriz.
Sipas tyre, fjetja me kurriz, parandalon dhimbjen e kurrizit e të qafës, redukton refluksin e acidit laktik (kthimin mbrapsht), I bile edhe krijimin e rrudhave. Fakt është se çlodhja shtrirë në kurriz redukton në maksimum kontraksionet dhe rezulton edhe një pozicion i lehtë për t’u marrë nga shtylla kurrizore. I vetmi problem është se fjetja në këtë pozicion favorizon edhe gërhitjet, për ata që janë të predispozuar, si dhe apnenë e gjumit.
Një pozicion tjetër i mirë është ai anash, që ashtu si ai me kurriz, parandalon dhimbjet e shtyllës kurrizore dhe qafës. Ky pozicion është i mirë edhe për gratë shtatzëna, sepse favorizon shkuarjen e gjakut te fëmija dhe nuk shton mundësitë për të gërhitur. Megjithatë, fjetja anash ka tendencë të shtypë muskujt e shpinës e të qafës dhe nuk këshillohet për gratë me gjoks të squllur, për ato që duan të evitojnë rrudhat dhe ato me dhimbje shpine. Në këtë rast, këshillohet të vihet një jastëk nën gjunjë, për të ulur tensionin që përqendrohet në zonën lumbare.
Cili është pozicioni më i keq për të fjetur? Ai me bark, sepse shtyp stomakun, lehtëson rikthimin e acideve të tij dhe favorizon tendencën për të gërhitur. Gjithashtu, i bën dëm si qafës, ashtu edhe shpinës, sepse në pozicionin e marrë, shtylla kurrizore nuk çlodhet si duhet dhe presioni në muskuj e kyçe është kaq i fortë sa mund të shkaktojë ënjtje nervash dhe mizëri në gjymtyrë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës