LAJMI I FUNDIT:

Flavonoidet parandalojnë Alzheimerin

Flavonoidet parandalojnë Alzheimerin

Njëri prej grupeve më të studiuara të antioksiduesve, flavonoidet, është pohuar se ndihmojnë për të parandaluar çrregullimet e sistemit nervor në moshë të shtyrë.

Përveç efekteve pozitive në proceset inflamatore si dhe në precipitimin e shtresave të proteinës, flavonoidet ndihmojnë edhe në parandalimin e sëmundjes Alzheimer.

Në këtë aspekt më me ndikim është flavonoidi epikatekin. Edhe pse ndikimi i tij është ende në studim e sipër, për momentin është zbuluar se si mekanizmi antioksidues i tij ndihmon në parandalimin e sëmundjes Alzheimer.

Epikatekin është një prej flavonoideve të rralla, i cili kalon pengesën hemato-encefalike, andaj me këtë është e mundur të shfaqë edhe efektin mbrojtës ndaj neuroneve.


Përveç që vepron në mbrojtjen e qelizave të trurit, duke ruajtur funksionet njohëse të trurit, kjo substancë te njerëzit e prirë për demencë, ndërpret paraqitjen e simptomave të para dhe lehtëson simptomat ekzistuese.

Kjo substancë antioksiduese është e pranishme në shumë pemë dhe perime, pastaj në kakao, çajin e gjelbër dhe të zi si dhe në verën e kuqe.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori