Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me fjalimin që ky i fundit mbajti në Strasburg dy ditë më parë.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se Rama është një tradhtar, i cili i futi thikën pas shpine Kosovës, teksa në fjalim përdori fjalën komb kosovar, e cila sipas tij, tezë serbe anti-shqiptare.
“Edi Rama në Strasburg, me fjalën e tij, me dyfishin e kohës së lejuar, të cilën sot mund ta mbante Lukashenko i Bjellorusisë, me këtë qëndrim grotesk, detyroi Komitetin presidencial të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të bojkotojnë zyrtarisht darkën, pavarësisht se ai aty ishte kryeministër i një vendi anëtar i Këshillit të Evropës dhe NATO-s. Ky akt nuk ka ndodhur kurrë në historinë 73-vjeçare të këtij institucioni.
Edi Rama në Strasburg, shpalli aktin madhor të tradhtisë kombëtare pas Enver Hoxhës ndaj Kosovës dhe shpalosi tezën serbe anti-shqiptare të kombit kosovar. Me këtë tezë, Edi Rama jo vetëm miraton ndarjen në dysh të kombit shqiptar, por zhdukjen indirekt të kombit mbasi ai është kosovar. Kjo është thika më e rëndë që i futit kombit tonë, në 150 vitet e fundit nga një tradhtar shqiptar”, theksoi Berisha. /euronews.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak

Ministria e Jashtme reagon për situatën në Bërnjak: Po ndodhin akte fashizmi në sy të policisë serbe
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Varrezë e mundshme masive pranë Novi Pazarit, Gara: Dëshmi të siguruara nga dëshmitarë të ndryshëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës