Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, u është drejtuar drejtuesve të klubeve, trajnerëve, futbollistëve, gjyqtarëve, kontrollorëve, adhuruesve të futbollit dhe mediave, me një komunikatë, një ditë para fillimit të sezonit të ri në futbollin kosovar.
Në vazhdim po ua përcjellim komunikatën e tij, të lëshuar në faqen zyrtare të FFK-së.
“Të nderuar!
Drejtues të klubeve, trajnerë, futbollistë, gjyqtarë, kontrollorë, adhurues të futbollit dhe media
Nesër do t’i nisim garat për edicionin e ri në futbollin e Kosovës, ndaj duke iu uruar fillim të mbarë dhe një rrjedhë sa më të mirë, dua të kërkoj nga të gjithë ju, që të bëni punën që u është caktuar në mënyrën sa më të mirë të mundshme.
Futbolli është sikur edhe jeta, të dhuron çaste të bukura e ndonjëherë edhe më pak të bukura, por që të dyja i duam. Në futboll duhet të kesh qëllim. Fituesit arrijnë qëllimet, humbësit kërkojnë shkaqe e falje. Në futboll kërkohet respekt dhe kjo komplikohet për shkak se ke rival, por kjo na bën të nderuar. Futbolli është një art i të paparashikueshmes dhe është vështirë që të gjitha t’i parashikosh, mu për këtë është edhe lojë e magjishme.
Dhe për të arritur qëllimin, nevojitet punë dhe vetëm punë profesionale, disiplinë dhe respekt ndaj secilit. Jam shumë i vetëdijshëm për periudhën e vështirë sidomos atë financiare më të cilën po përballemi të gjithë, por po ashtu jam i sigurt se ashtu siç kemi përballuar edhe situata më të vështira në të kaluarën edhe tash do të tejkalojmë vështirësitë. Por, kjo arrihet vetëm të bashkuar, duke i bashkërenditur veprimet. Synimet e dëshirat e të gjithë neve, nuk mbarojnë vetëm brenda një kampionati kombëtar, por ne synojmë dhe po punojmë që të bëhemi pjesë e futbollit evropian e botëror. Prandaj, duke pasur një kampionat të mirëfilltë kombëtar ne do të dëshmojmë para atyre që këtë vit do të na vëzhgojnë më shumë se kurrë, se jemi të barabartë me to dhe se meritojmë të jemi pjesë e tyre.
Jam i sigurt se tashmë drejtuesit e klubeve i din detyrat e tyre dhe nga viti në vit ka përmirësime. Trajnerët do të bëjnë punën e tyre profesionale e futbollistët do të shpalosin gjithë dijen e tyre në fushën e gjelbër për të arritur rezultate që do të jenë si rezultat, i cilësisë, angazhimit dhe i korrektësisë. Gjyqtarët ta kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale pa anime duke shikuar vetëm dy ngjyra në terren, duke respektuar angazhimin që tregohet e dëshmohet fushë. Kontrollorët të jenë korrektor syçelë, të punës së gjyqtarëve gjithmonë në ngritje profesionale të tyre.
Pa dyshim, se krejt kësaj një shtytje të madhe do t’i japin adhuruesit, për të cilët edhe luhet futbolli, e të cilët me anim korrekt do t’i ndihmojnë skuadrat e tyre të zemrës. Dhe krejt këto, do të mbesin pa e parë dritën e tyre, nëse mediat nuk janë aty. Ndaj, një rol i veçantë për rritën e futbollit të Kosovës u takon mediave të cilat duhet të jenë në shërbim të së vërtetës, pavarësisht se në momente, zemra mund tu rrah për ndonjë skuadër që e kanë afër zemrës. Gjithsesi, pasqyrimi real i mediave do ta ndihmojë futbollin e Kosovës jo vetëm në përmbushjen e objektivave brenda Kosovës, por dhe në rrafshin ndërkombëtar.
Ndërsa, unë ju garantoj se Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), do të jetë gjithmonë në shërbim të të gjithë këtyre faktorëve me rëndësi. FFK-ja do të punojë njësoj për të gjithë anëtarët e saj dhe do të bëjë çmos që askush të mos ndjehet i privilegjuar dhe askush i anashkaluar. Nëse të gjithë i përmbahemi zotimeve tona, unë besoj se misioni i futbollit të Kosovës do të përmbush synimet e veta. Paçim fat!
Me respekt
Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së”, thuhet në komunikatën e tij. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëReal Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
Dashuri në short, por jo në ndeshje - Kosova U21 luan ndaj tri shteteve që nuk e njohin, dy nga to ‘armike’ pas sjellëve raciste
Martin Zubimendi gjithnjë e më afër transferimit në Ligën Premier
Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi
Presidenti i La Ligas zbulon hapur çfarë i kërkoi Perez, por "nuk i kushtoi vëmendje"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin