Sean Penn ishte takuar në fshehtësi me ‘El Chapo’, përpara se bosi i narkotrafikut të binte në prangat e policisë.
Intervista që aktori dhe regjisori i njohur hollivudian realizoi me baronin e drogës, u publikua në faqen online të revistës Rolling Stone. Tre muaj pas arratisjes spektakolare nga burgu, Joaquin Guzman pranoi takimin ballë për ballë me Penn, në një rajon malor të Meksikës të mbuluar nga bimësia.
Ndërmjetësuesja ishte aktorja meksikane, Kate Del Castillo. Sipas raporteve në shtypin e huaj, trafikanti më i madh i lëndëve narkotike në botë kërkonte xhirimin e një filmi mbi jetën e tij.
Intervista e realizuar në tetor u botua të shtunën, një ditë pas kapjes së 57-vjeçarit. Ajo titullohet: “Flet El Chapo; vizita e fshehtë e bërë njeriut më të kërkuar të botës” dhe shoqërohet me një video gati dyminutëshe.
Aty aktori, mes të tjerash, rrëfen sesi kreu i kartelit famëkeq të Sinaloas pretendon realizimin e një filmi që të tregojë historinë e tij, çështje kjo që ka kthyer dhe mbi vet Sean Pennin vëmendjen e autoriteteve meksikane, të cilat duket se kanë nisur një hetim, transmeton TCH.
Debate të mëdha po ngjall dhe një moment i bisedës, ku trafikanti e përkufizon kandidatin republikan Donald Trump si “një miku im”. Intervista e rrallë i shton kthesat e çuditshme të jetës gati surreale të këtij njeriu, të arratisur dy herë nga burgu, raporton CNN.
Arratisja e fundit (11 korrik 2015) ishte një operacion i planifikuar me shumë mjeshtëri. Nga një vrimë me diametër 50 centimetra e hapur në dushet e burgut, kaloi në një tunel të fshehtë të gërmuar posaçërisht për të, e në fund fluturimi drejt lirisë me një avion të vogël.
Inxhinierët që ndërtuan tunelin ishin dërguar për specializim në Gjermani, thotë Penn. Guzman u arrestua të premten, kur forcat meksikane të sigurisë mësynë një banesë të qytetit bregdetar Los Mochis, ku ‘El Chapo’ mbrohej nga njerëz të tij, por edhe banorë të zonës, që e shohin si një Robin Hood të ditëve tona.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Amber eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Laerti lë shtëpinë për të interpretuar një poezi prekëse për nënën, ajo e befason në studio

"Jam shumë e sëmurë", Publikohet video e plotë e takimit të Eglit dhe Gjestit në dhomën e rrëfimit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja