Referendumi i iniciuar nga presidenti aktual, Recep Tayyip Erdogan, ndau popullin turk, pothuajse në dysh – ata duhet të zgjidhnin të votonin “Evet” – që në turqisht i bie “Po”, apo “Hayir” – që në turqisht i bie “Jo”.
Pas afër një shekulli Republikë Parlamentare, populli turk ka vendosur ta ndryshojë sistemin e vetë qeverisës.
Të dielën nga afër 50 milionë turq sa shfrytëzuan të drejtën e tyre për të votuar, sipas agjencisë turke të lajmeve Haberler, 51.4 për qind votuan, pro ndryshimeve kushtetuese që do t’i japin fuqi ekzekutive postit të presidentit, kundrejt 48.6 që votuan kundër.
Dhe tani animi i vogël nga poja do ketë konsekuenca të mëdha, njofton Klan Kosova.
Derisa në të kaluarën Presidenti kishte fuqi simbolike dhe kryeministri e qeveria kishin rolin ekzekutiv, nga zgjedhjet e ardhshme ekzekutivi kalon tek presidenti.
Derisa në të kaluarën Presidenti nuk duhet të ishte i lidhur – zyrtarisht – me ndonjë parti politike dhe nuk guxonte të ishte lider i ndonjë partie, tash e tutje do ta ketë këtë të drejt.
Derisa në të kaluarën katër nga 22 anëtarët e Gjykatës Supreme emëroheshin nga presidenti dhe të tjerët zgjedhshin nga gjyqtarët dhe prokurorët, tash e tutje pesë nga 13 anëtarët e Gjykatës Supreme do të emërohen nga presidenti, pjesa tjetër nga parlamenti.
Derisa në të kaluarën kabineti qeveritar kishte të drejtën e publikimit të dekreteve, tash e tutje këtë të drejtë do ta ketë presidenti.
Këto janë disa, por jo të gjitha ndryshimet që do të bëhen pas këtij referendumi dhe fuqia e Presidentit të Turqisë do të jetë e barasvlershme, ose përafërsisht e njëjtë me atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Referendumi në Turqi është përcjell me shumë vëmendje në gjithë botën, jo vetëm për faktin e ndryshimeve që sjell, por më shumë për atë se kush e ka dëshiruar atë.
Erdogan, në botën e ashtuquajtur demokratike shihet si një njeri konservator dhe që potencialisht mund ta dërgojë vendin në autoritarizëm.
Ai pas rreth një dekade si kryeministër i vendit, dhe tash një mandati si president, i cili i skadon në 2019, me ndryshimet kushtetuese, mund të qëndrojë në pushtet deri me 2029.
Vet Erdogan fitoren e mbrëmshme në referendum e ka quajtur historike dhe zgjidhje e problemeve 200 vjeçare të shtetit.
“Kjo është një shenjë shumë e rëndësishme që tregon se populli jonë po e mbron të ardhmen e vet”, tha Erdogan, pos tjerash, në fjalimin e fitores të mbajtur në Pallatin “Huber”, në Stamboll.
“Jemi duke bërë reformat më të rëndësishme në histori të vendit tonë”, shtoi Erdogan dhe falënderoi edhe miliona turq që banojnë jashtë Turqisë për daljen e tyre në Referendum.
Një numër i turqve që votojë jashtë Turqisë ishin edhe ata të Kosovës e Shqipërisë.
Nga gjithsejtë 707 vota të vlefshme nga Kosova, 404, apo 57.14 për qind të votave kanë qenë pro ndryshimeve që e shndërrojnë Turqinë nga një vend Parlamentar në Presidencial.
Ndërsa 303, apo 42.86 për qind kanë votuar kundër.
Ndryshe nga Kosova, turqit e Shqipërisë kanë votuar “Jo”, me 58.2 për qind, apo 213 vota, ndërsa pro ndryshimeve votuan 153 veta, apo 41.8, njofton Klan Kosova.
Erdogan në fjalim pohoi se vendet e tjera do të ishte mirë ta respektonin vendimin e popullit turk.
“Ne presim veçanërisht që vendet që i shohim si aleate të forcojnë lidhjet me ne dhe të jemi në një front në luftën kundër terrorizimit”.
Erdogan ka pranuar edhe urimet e para nga disa shtete – por kryesisht shtete aziatike – disa afrikane e evropiane.
Katari, Arabia Saudite, Palestina, Azerbajxhani, Hungaria, Kenia, Pakistani e Iraku, kanë uruar Erdoganin për votimin pro ndryshimeve.
Por, derisa rezultatet finale ende nuk janë dhënë, jo pak pakënaqësi kanë shfaqur partitë opozitare në Turqi.
Ajo më e madhja, Partia Republikane Popullore (CHP), ka njoftuar se do të kërkojnë rinumërim të së paku 60 për qind të votave, njofton Klan Kosova.
Sipas udhëheqësve të kësaj partie në referendum janë numëruar fletëvotime të pavulosura dhe të pa futura në zarfe.
“Bordi i Lartë Elektoral ka lejuar mashtrime në këtë referendum”, ka thënë zëvendëskryetari i CHP-së, Bulent Tezcan, në një deklaratë të tij për media në Ankara.
Ndërsa, shefi i Bordit Zgjedhor, Sadi Guven, e ka pranuar se ka pasur fletëvotime të pafutura në zarfe, por ka thënë se ato është vendosur të vlerësohen valide, pasi problemi ishte thjesht teknik, e jo si pasojë e ndonjë keqpërdorimi.
Ai në një prononcim për media në Ankara, tha se vendimi për t’u numëruar edhe ato vota, u morë para se të fillonte futja e votave në sistem dhe se ishte një vendim unanim.
Guven shtoi se fletëvotime të tilla edhe në të kaluarën janë cilësuar të vlefshme.
Fitorja e Erdogan në këtë referendum ka gëzuar edhe disa faktorë politikë në Kosovë – mes tyre edhe një deputet e një ministër.
Derisa, ministri i Administratës Publike në Qeverinë e Kosovës, Mahir Yagçilar, ka thënë se ngritja e kompetencave të presidentit turk, Reccep Tayyip Erdogan, përmes ndryshimeve kushtetuese do ta forcojë Republikën e Turqisë, deputeti kosovar nga Partia Fjala, Gëzim Kelmendi, i ka shkruar Erodganit në Facebook se “fitorja juaj na gëzoi të gjithëve”.
Presidentin turk e ka uruar edhe Partia e Drejtësisë në Kosovë.
Ndërsa nga Bashkimi Evropian ishin të matur në deklarimet e tyre rreth referendumit.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, deklaroi se ata janë duke pritur fillimisht deklarimet e OSBE/ODIHR-it për mbarëvajtjen e referendumit.
Ndryshimet kushtetuese në Turqi dhe sidomos mënyra si do të implementohen ato do të diktojë shumë edhe rrugën e Turqisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian – nëse veç do ta dojë edhe më tutje Turqia këtë anëtarësim, njofton Klan Kosova.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban, plagosen katër ushtarë italianë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë