LAJMI I FUNDIT:

Fiton Fushë Kosova, barazim në ‘Adem Jashari’ e ‘Bajram Aliu’

Fiton Fushë Kosova, barazim në ‘Adem Jashari’ e ‘Bajram Aliu’

Fushë Kosova ka arkëtuar tri pikë të arta ndaj Besës së Pejës në garën për mbijetesë në elitën e futbollit tonë.

Fushë Kosova dhe Besa e Pejës janë përballur të shtunën në Fushë Kosovë, në kuadër të xhiros së 24-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në futboll.

Skuadra nikoqire mundi ekipin pejanë me rezultat 2-1, me dygolëshin që e shënoi Genc Sermaxhaj në minutën e shtatë dhe 89-të.
Futbollistët e Fushë Kosovës me ambicie të qarta për fitore e nisën duelin kundër Besës, duke e kërkuar gjatë gjithë lojës fitoren. Golin e parë dhe të epërsisë për Fushë Kosovën e shënoi Sermaxhaj në minutën shtatë.

Pejanët pjesën e dytë të lojës e nisen me mirë duke marr iniciative në terren dhe në minutën e 70-të përmes Diar Miftarja nga penalltia barazuan shifrat në 1-1.


Pas golit të barazimit, nikoqirët më të gjitha forcat e kërkuan golin e fitores të cilën e arritën në minutën e 89-të nga pika e bardhë përmes Sermaxhajt, i cili ia siguroi pikët e plota Fushë Kosovës, skuadër kjo që më këtë trepikësh rrite gjasat në garën e “nxehtë” për luftën për ekzistencë.

Fushë Kosova më këtë fitore arrin në kuotën e 23 pikë, kurse pejanët kanë gjithsej 33 pikë.

Heshtin rrjetat në “Adem Jashari”

Trepça nuk ka mundur të marrë më shumë së nja barazim pa gola kundër Drenicës, në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”.

“Xehetarët” që gjendën në mesin e ekipeve të rrezikuar nuk ia dolën që të mposhti drenicasit, këta të fundit ia dolën që nga ky udhëtim ta arkëtojë një pikë.

Trepça mbetet në pozitën e 11-të me 26 pikë, kurse Drenica zë vendin e katërtë më 36 pikë.

Paqe në “Bajram Aliu”

Ndërkohë, edhe Ferronikeli dhe Ferizaj kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1. Në një ndeshje mesatare, ishin nikoqirët që më autogolin e Dardan Qerkinit kaluan në epërsi prej 1-0, kurse në minutën e 14-të, mysafirët me anë të Gazim Rusit barazuan rezultatin në 1-1.
Ferronikeli zë vendin e dhjetë më 27 pikë, kurse Ferizaj ka “blinduar” vendin e dytë më 39 pikë. /KP/Telegrafi/

Raiffeisen Superliga / Xhiroja e 24-të

Rezultatet
Fushë Kosova-Besa 2-1
Feronikeli-Ferizaj 1-1
Trepça-Drenica 0-0

Nesër takohen:
Trepça ‘89-Prishtina

Të hënën takohen:
Hajvalia-Llamkos Kosova
Të gjitha ndeshjet nisin në orën 15:00.

Në trend Sport

Më shumë
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Ligat tjera
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Premier League
Deklarata e Ligës Premier pas përleshjes në derbin e Merseyside - nisin hetimet nga policia

Deklarata e Ligës Premier pas përleshjes në derbin e Merseyside - nisin hetimet nga policia

Premier League
Kalo në kategori