Ekspozimi ndaj zhurmës së rrezikshme është një nga shkaktarët më të zakonshëm të humbjes së dëgjimit të pakthyeshëm. Një tingëllim apo shushurimë në veshë, është një efekt anësor i përbashkët dhe mund të bëhet i përhershëm.
Dr.Afrim Ajeti,
otorinolaringolog
Rr. Astrit Bytyçi nr. 8, Ferizaj
tel: + 377 44 70 01 25
info@orl-shendeti.com
Kur ne mendojmë ekspozimin potencial ndaj zhurmave të rrezikshme, shumica prej nesh mendojnë për muzikën me zë të lartë, gjuajtjen me armë zjarri ose ndoshta motorët reaktiv të aeroplanëve.
Por, e keni ndonjëherë parasysh fishekzjarrët që mundë të jenë një rrezik për shëndetin e familjes tuaj?
Pavarësisht rritjes së kufizimeve ose ndalimit të përdorimit të fishekzjarrëve në shumë qytete, prapë se prapë qytetarët vazhdojnë të blejnë mjete piroteknike në një ritëm të shpejtë. Sipas burime mediatike, në Kosovë kane hyrë në këtë vit 700 mijë kg mjete pirroteknike.
Ekspozimi ndaj zhurmës së rrezikshme është një nga shkaktarët më të zakonshëm të humbjes së dëgjimit të pakthyeshëm. Simptomat e zhurmës priren të jenë delikate në fazat e hershme të humbjes së dëgjimit. Humbja e dëgjimi ka tendencë të ndodhë së pari në tingujt e lartë (zërat e hollë). Si rezultat, basi ose volumi i të folurit, duket të jetë i pandryshuar, por qartësia e të folurit zvogëlohet. Aftësia për të komunikuar në prezencën e zhurmave përreth ambientit, bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe mund të shkaktojë ankth, stres dhe lodhje për individin duke u përpjekur për të kuptuar të folurit apo bisedën.
Jo të gjithë tingujt me zë të lartë do të rezultojnë në humbjen e dëgjimit. Varet nga intensiteti dhe kohëzgjatja e zhurmës, mund të ndodhë dëmtim i përkohshëm apo i përhershëm në qelizat e veshit të brendshëm. Një tingëllim apo shushurimë në veshë, i quajtur Tinitus, është një efekt anësor i përbashkët dhe mund të bëhet i përhershëm.
Individët, të cilët gjenden rastësisht në prezencën e tingujve me zë të lartë, mbrojtjet e veshit (mbyllëset e veshëve) apo earplugs, janë të mjaftueshëm në raste e tilla si mbrojtje efikase.
Ekspozimi i zgjatur ndaj tingujve që kalojnë mbi 80 dB mundë të rezultojnë në humbje të përhershme të dëgjimit. Sa më e fortë të jetë zhurma, aq më pak kohë i duhet një individi i cili mund të ekspozohet para dëmtimit të përhershëm të dëgjimit. Për shembull, një person mund të jetë i ekspozuar në 85dB për rreth tetë orë, para se të ekziston një rrezik i madh i humbjes së përhershme të dëgjimit. Për çdo 3dB rritje në intensitetin e tingullit është e barabartë me dyfishin e rrezikut të dëmtimit të dëgjimit. Kështu një zë i 88dB është i sigurt për vetëm 4 orë pa mbrojtje të dëgjimit dhe një zhurmë 100db, është i sigurt për vetëm 15 min! Duke marrë parasysh këtë, mjetet piroteknike kanë tejkaluar 120dB për më shumë se 150 metra largësi. Tingujt që kalojnë këto nivele përbëjnë një rrezik të menjëhershëm të dëmtimi të përhershëm të dëgjimit. Mjetet piroteknike apo fishekzjarrët janë shqetësim serioz për këtë çështje. Në një distance prej 0.5 metra, fishekzjarrët kanë regjistruar një shpërthim më të madh se 170 db!
Humbja e dëgjimit e shkaktuar nga zhurmat është e parandalueshme. Fishekzjarrët përbejnë një rrezik të madh dhe të menjëhershëm për shëndetin e dëgjimit të familjes suaj. Pavarësisht faktit, inkuraroj që secili të dalë jashtë dhe të gëzohet me fishekzjarrët e tyre, mirëpo gjithmonë në mënyrë të sigurt.
EarPlugs apo mbrojtëset e veshit janë alternativë e mirë dhe e lirë për t’u mbrojtur nga humbja e dëgjimit të përhershëm. Nëse ju përjetoni një ndjenjë të mbyllur të dëgjimit pas ekspozimit të zhurmës me zë të lartë ose veshët tuaj kane një shushurimë apo tingëllimë, ju duhet të përpiqeni të pushoni dhe duke shmangur zhurmën, së paku 24 orë. Nëse simptomat vazhdojnë pas disa ditëve, atëherë ju duhet të drejtoheni tek specialisti i ORL-së dhe të bëni një kontroll në lidhje me gjendjen tuaj të dëgjimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi