Financimi i ndërmarrjeve të reja paraqet një ndër elementet kryesore në ekosistemin e ndërmarrësisë në vend. Kjo u tha në tryezën e organizuar nga Oda Amerikane në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë, ku u diskutua mbi alternativat që ndërmarrësit e rinj në vend i kanë në dispozicion për të financuar idetë e tyre të biznesit, dhe sfidat me të cilat ata ballafaqohen në këtë aspekt.
Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, tha se gjatë kësaj jave është synuar që të trajtohet ndërmarrësia nga kënde të ndryshme në mënyrë që kësaj teme t’i jepet një rëndësi e shtuar në shoqëri. Në këtë drejtim, ai tha se financimi paraqet një element kyç në ekosistemin e ndërmarrësisë dhe si i tillë ka rëndësi të madhe në inkurajimin e ndërmarrjeve të reja në vend.
Ramis Ahmetaj, anëtar i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane, theksoi se Kosova është me fat që ka një sektor bankar shumë stabil që ka ndihmuar në rritjen e sektorit privat në vend. Megjithatë, ai shtoi se në nivel global sektori bankar nuk shihet si burim financimi për ndërmarrje të reja, marrë parasysh se bankat menaxhojnë me depozita të individëve dhe risku i financimit të këtyre ndërmarrjeve është zakonisht më i lartë. Rrjedhimisht, ai sqaroi se financimi përmes ekuitetit në masë të madhe konsiderohet si opsioni më i mirë për ndërmarrësit e ri.
Robert Wright, Drejtor Ekzekutiv i Raiffeisen Bank në Kosovë, tha se në Kosovë ekziston një frymë e mirë e ndërmarrësisë, dhe ky faktor mund t’i kontribuojë zhvillimit ekonomik në vend, marrë parasysh edhe papunësinë e lartë që ekziston në vend në mesin e të rinjve. Wright tha se anembanë botës, ndërmarrjet e reja ballafaqohen me sfida në financim dhe duhet që edhe vetë ndërmarrësit të jenë të gatshëm të marrin një pjesë të riskut përsipër. Poashtu, ai tha se edhe ndërmarrjet që veçse janë konsoliduar në treg duhet të sigurohen që kultura e tyre organizative nxit ndërmarrësinë brenda kompanisë në mesin e punëtorëve.
Eriola Bibolli, Zëvendëskryeshefe Ekzekutive e ProCredit Bank në Kosovë, tha se sektori bankar është gjithnjë i gatshëm të financojë dhe të ndihmojë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, zhvillimin e inovacionit, por edhe sektorin e teknologjisë informative i cili tashmë është duke u zgjeruar globalisht. Ajo shtoi se fokusi i bankës në të ardhmen është që portfolion e kredive ndaj NVM-ve ta orientojë sa më shumë drejt aktiviteteve të prodhimit dhe ndërmarrjeve në sektorin e shërbimeve.
Bibolli sqaroi se në nivel të Bashkimit Evropian ekzistojnë disa mekanizma që lehtësojnë qasjen në financa për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, dhe se në Kosovë është bërë diçka e ngjashme përmes Fondit për Garantimin e Kredive.
Në vazhdim, të pranishmit në tryezë patën rastin të diskutojnë mbi mënyrat për të krijuar mekanizma të financimit të ndërmarrjeve të reja në vend, si një hap kyç në zhvillimin e ekosistemit të ndërmarrësisë në vend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës