Ka përfunduar me sukses edicioni i dytë i festivalit të filmit për ngjitjen në shkëmbinj, Reel Rock Tour Peja. Festivali, i cili tanimë ka filluar rrugëtimin e sigurt për t’u shndërruar në një ngjarje tradicionale është organizuar nga organizata “Marimangat e Pejës”, e cila aktivitet kryesor ka ngjitjen dhe promovimin e bjeshkatarisë dhe turizmit në Pejë dhe më gjërë.
‘Reel Rock Tour’ është një ngjarje e iniciuar në SHBA dhe zhvillohet në më shumë se 400 lokacione anembanë globit, ku filmat që janë pjesë e programit shfaqen në të gjitha këto vende.
Përveç sponsorit kryesor dhe tradicional, Ambasadës Amerikane në Prishtinë, këtë vit festivali u mbështet edhe nga sponsorë të tjerë si Komuna e Pejës, Birra Peja, Buquku si dhe sponsorët medialë, Telegrafi dhe Klan Kosova.
Drejtoresha e festivalit, Flutura Ibrahimi, para sallës plot të kinemasë “Jusuf Gërvalla”në Pejë në fjalimin e saj hyrës u shpreh shumë e lumtur për interesimin e treguar në këtë edicion.
“Po më bëhet zemra mal kur po e shoh këtë sallë të kinemasë të mbushur plot, për më shumë kur pjesa më e madhe jeni alpinistë, bjeshkatarë, kolegë të mi, njerëz të mirë dhe dashamirës të natyrës. Faleminderit që keni gjetur kohë dhe na keni nderuar”, pohoi ibrahimi.
Karakteristikë e këtij edicioni ka qenë edhe prania e më shumë se 100 mysafirëve nga klubet e ndryshme të alpinizmit, ngjitjes dhe bjeshkatarisë nga vende të ndryshme të Kosovës dhe nga Shqipëria. Mysafirët kanë qenë nga Federata, Pashtrriku, Sharri, Klubi Alpin, Mariashi, Gjeravica, dhe shumë organizata të tjera. Të pranishëm në festivali ishin edhe një pjesë nga ekipi i Shqipërisë së Mount Everestit.
Në ditën e dytë, tanimë në formë tradicionale, festivali ka vazhduar më aktivitete të bjeshkatarisë si ngjitja në shkëmbinj, ecje malore, vizita në shpella dhe ngjitja në Via Ferrat Ari.
“Pjesën e festivalit që ka të bëjë me atraksione të bjeshkatarisë në vitin e ardhshëm dhe vitet që pasojnë do ta zhvillojmë edhe më shumë. Do të ketë më shumë atraksione e po ashtu do të jenë të organizuara për më shumë mysafirë. E tërë kjo pasi që interesimi i mysafirëve është në rritje të vazhdueshme për këto atraksione”, ka deklaruar kryetari i organizatës “Marimangat e Pejës”, Nol Krasniqi.
Këtë vit në kuadër të festivalit filmat janë shfaqur edhe në Zubin Potok, ku ka pasur edhe aktivitete të tjera. Për më shumë informata rreth festivalit dhe filmave të shfaqur në këtë edicion mund të informoheni në www.reelrocktour.com.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e vrasjes së Çerçiz Topullit
Individualizmi ynë i mjerë

Pse Ismail Qemali dha dorëheqjen nga kryesimi i qeverisë së përkohshme më 22 janar 1914?

GJUHA SHQYPE

Shpërngulja e shqiptarëve në vitet 1912-‘39 dhe reagimi i shtetit shqiptar

Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1920, 1930, 1940… 2020!?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame