LAJMI I FUNDIT:

Finalizohet marrëveshja për pikat e përbashkëta kufitare Kosovë – Serbi

Finalizohet marrëveshja për pikat e përbashkëta kufitare Kosovë – Serbi

Marrëveshja e nënshkruar në Bruksel mes delegacioneve shtetërore të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, për ndërtimin e ndërtesave të përhershme e të përbashkëta për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, nga pala kosovare është cilësuar si rrumbullakim i plotë i Marrëveshjes së IBM-it dhe të Protokollit Teknik. Sipas marrëveshjes, praktikisht të dyja shtetet do të bashkëpunojnë në fushën e Menaxhimit të Integruar të Kufirit, sipas standardëve më të larta të BE-së.

Në këtë marrëveshje gjithashtu parashihet ndërtimi i gjashtë pikave kufitare, sipas konceptit të IBM-it, me të gjithë infrastrukturën e nevojshme përcjellëse sipas standardeve më të larta të Bashkimit Evropian.

Këto pika të përhershme kufitare të IBM-it do të ndërtohen me financimin e Komisionit Evropian, përmes fondeve të Instrumentit të Para Aderimit me një shumë prej mbi 21 milionë eurove.

Komisioni Evropian, në bazë të procedurave të brendshme, parasheh që ndërtimi i këtyre pikave kufitare të IBM-it të nisë në fillim të vitit të ardhshëm.


Megjithatë, ajo që është parë deri më tani tregon se marrëveshja për menaxhimin integruar të kufijve me Serbinë dallon nga ajo që Komisioni Evropian ka përcaktuar si koncept për vendet e Ballkanit perëndimor.

Raportohet se marrëveshja për menaxhim të integruar lë jashtë dy nga çështjet thelbësore që kanë të bëjnë me këtë çështje përcaktimin e vijës kufitare dhe njohjen e dokumenteve shtetërore. E kjo për shkak se qytetarët e Kosovës në Serbi mund të hyjnë vetëm me letërnjoftime ngase shteti serb aktualisht nuk e njeh Republikën e Kosovës.

Problem tjetër mbetet mos definimi i vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, ku para pak ditësh janë shënuar disa incidente ku ka pasur të vrarë nga të dyja shtetet.

Njohës të çështjeve të sigurisë kanë rekomanduar që zyrtarë të lartë ta ngrenë çështjen tek ndërkombëtarët dhe madje demarkacioni i kufirit të vendoset në dialogun që po zhvillohet në Bruksel. Mospërcaktimi i kufirit me Serbinë po shihet si njëra ndër pengesat që Kosova të marrë liberalizimin e vizave.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare

PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare

Politikë
Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Kronika e Zezë
Rashiq: Gjysmën e votave Lista Serbe i ka të importuara nga Serbia

Rashiq: Gjysmën e votave Lista Serbe i ka të importuara nga Serbia

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
KQZ njofton nisjen e numërimit të votave për kandidatë edhe në 14 komuna, siguron se rezultatet do të jenë të sakta

KQZ njofton nisjen e numërimit të votave për kandidatë edhe në 14 komuna, siguron se rezultatet do të jenë të sakta

Lajme
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Kronika e Zezë
Kalo në kategori