LAJMI I FUNDIT:

Fillon sezoni i ri në futbollin kosovar

Fillon sezoni i ri në futbollin kosovar

Të shtunën dhe të dielën janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së parë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2011-2012.

Rezultatet komplete: Drenica – Trepça’89, 2:2; Vëllaznimi-Prishtina, 2:2; Trepça –Besa; 1:0; Lepenci – Gjilani, 1:0; Drita – Liria, 2:0 dhe Hysi – Kek-u, 4:0.
Në xhiron e dytë që do të zhvillohet në fundjavën e ardhshme takohen: Trepça’89-Besa, Gjilani-Trepça, Kek-u – Lepenci, Prishtina – Hysi, Liria – Vëllaznimi dhe Drenica – Drita.