Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se për shkak të fillimit të punimeve për sanimin e tunelit në rrugën nacionale N-2 segmenti Mitrovicë-Qabër, që nga dita e hënë (12 nëntor 2018), nga ora 08:00, në segmentin rrugor Mitrovicë-Qabër, do të bëhet ndalje tërësore e qarkullimit të automjeteve.
Në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës thuhet se qytetarët, të cilët shfrytëzojnë këtë segment rrugor, gjatë periudhës së punimeve, do të mund të përdorin këto rrugë alternative:
Për mjetet nën 3.5 t, do të përdoren rrugët alternative përmes qytetit të Mitrovicës. Për ato mjete të cilat vijnë nga pika kufitare Bërnjak, do të devijohen tek ura e gjakut te kyçja nga rruga N2, e të cilat duhet të vazhdojnë përmes qytetit, nëpërmjet rrugës “Mbretëresha Teutë” deri te rrethrrotullimi i dytë, prej nga do të marrin kahjen e djathtë dhe do të vazhdojnë nëpërmjet rrugës “Shemsi Ahmeti” deri tek udhëkryqi i cili lidhet me rrugën Nacionale N22.3 në N2 në drejtim të Prishtinës. Poashtu për mjetet të cilat vijnë nga Prishtina në drejtim të pikës kufitare në Bërnjak, do të shfrytëzohet e njëjta rrugë alternative.
Për mjetet e rënda mbi 3.5 ton, të cilat vijnë nga pika kufitare Bërnjak, përmes rrugës Nacionale N2 dhe të cilat kanë destinacion Prishtinën ose Pejën, duhet të devijohen në udhëkryqin në Zhabar dhe të marrin drejtimin përmes rrugës Regjionale R101 Mitrovicë-Klinë e Epërme-Runik, pastaj të kyçen në rrugën Regjionale R102 Klinë e Epërme-Skenderaj-Komoran, për t’u lidhur më pastaj me rrugën Nacionale N9 në drejtim të Prishtinës, eventualisht për Pejë.
Ministria e Infrastrukturës lut qytetarët që të shmangin qarkullimin në këtë rrugë, deri në njoftimin e radhës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës