Filloi me burra e mbaroi me meshkuj
Gjatë këtyre ditëve u gërshetuan disa evenimente sa interesante, aq edhe kundërthёnёse. Nё një ambient festiv u shënua nёntё vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, nё një tjetër ambient jo festiv u shënua tremujori i vrasjes së komandant Kushtrimit, si dhe të burgosurit, ushtarët e dikurshëm të lirisë, që asnjёherё nuk u pajtuan me mёnyrёn e përfundimit të luftës së 2001-shit, kumbuan prej brenda, jo vetëm gjatë këtyre ditëve, por ata çdo ditë thërrasin për liri, fjalë që të lirët nuk gjetën kohë asnjëherë për ta dëgjuar. Për fatin tonë të keq, kundёrthёniet nuk mbarojnë këtu! Ka zёra që thonë se, tashmë duhet humbur dhe harruar temën e 2001-shit, por po të njёjtёt fyella që i kumbojnë këto zëra, solemnisht e festuan nёntё vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit. Pёr tё filluar kështu me kontradiktat dhe tradhёtitё e pambarimta rreth çështjes së para luftës, luftës dhe pas luftës së 2001-shit.
Shkaqet për fillimin e një lufte me palën tjetër ishin tejet të arsyeshme. Askush nё atë kohë nuk i bëri llogari pasojat e kësaj lufte, por të gjithë, njëzëri me krenari filluan të mendojnë rreth fryteve të kësaj lufte, mbase hap pas hapi shkohej drejtë jetësimit të aspiratave të këtij populli të shumëvuajtur. Megjithatë, kjo dёshirё dhe ky parashikim nuk zgjati edhe aq shumë, pikërisht kur istikamet filluan me të madhe të hapen vetëm përreth fshatrave, dhe ruajtja e paqes me palën maqedonase nёpёr qytete tjera, sinjalizuan dyshim nё vjeljen e atyre fryteve. Bie fjala, nё Tanushë kërcisnin topat, ndërsa nёpёr vendet tjera me gjakftohtësi punohej rreth jetës së përditshme socio-ekonomike. Shumё shpejtё lufta zbriti nё malёsinё e Tetovës dhe nё Komunën e Likovёs, ndërsa nёpёr vende dhe qytete tjera normalisht veprohej. Kështu, ndërmjet këtyre paqartësive përfundoi kjo luftë, ku të paktë ishin ata ushtarë dhe komandantë që e dinin se nuk bëhej luftë për atë që duhej bёrё, por luftë për të drejta, çka shkenca e sigurisë një luftë të tillë të armatosur për këso synimesh ende nuk ka arritur ta njohë. E tëra mbaroi me një marrëveshje dhe nё tavolinën e bisedimeve, çka ёshtё normale, sepse të dy luftërat e mëdha botërore përfunduan nё tavolinë dhe me bisedime, të njohura si konferenca e Jaltёs dhe e Potsdamit. Për dallim të këtyre dy konferencave dhe marrëveshjeve, suksesi i vetëm i marrëveshjes sonë, ashtu pra siç po shihet edhe sot, ishte ndërprerja e luftës. Ndonëse projektuesit e asaj lufte harruan se, shqiptarët nuk e filluan atë luftë vetëm sa për ta përfunduar formalisht, por esenca ishte jetësimi i aspiratave kombëtare të kamotshme të këtij populli liridashës. Jo rastësisht, politika e tanishme e cila ёshtё “zotuar” që amanetin e dёshmorёve ta dёrgojё nё vend, merret më shumë me pasojat e luftës se sa me shkaqet e fillimit të asaj lufte.
Menjёherё pas luftës, nё vend të eliminimit të shkaqeve, pjesërisht filloi rindërtimi i objekteve të shkatërruar prej palës maqedonase, lindi një parti politike, u punua rreth amnistisë së ish-ushtarëve të lirisë, si dhe gjithçka çka u zhvillua pas luftës u karakterizua me përballje të pasojave. Sikur të kishim qenë të suksesshëm edhe nё përballjen me pasojat! Lere që dështuam nё eliminimin e shkaqeve të luftës, por ne dështuam edhe nё përballjen e pasojave. Si dëshmi i kemi familjarët e dёshmorёve, statusin e ish-ushtarëve të lirisë, mosrealizimin e Marrëveshjes sё Ohrit, e të ngjashme.
Për fatin tonë të zymtë, shkaqet që ekzistonin para luftës, të njëjtat me ca nën shkaqe tjera ende i kemi prezentë. Pasojat që para luftës nuk i kishim, tashmë prej tyre jemi të vërshuar nё çdo anë. Nё vorbullën e këtyre pakuptimësive, tashmë i kemi edhe ca politikan, edhe atë falë shkaqeve të luftës, mbase të njëjtit, sot na servohen si pasoja të luftës. Pyesim. Çka nëse nuk do të fillonte fare lufta? Kёtё pyetje dikur as që kam guxuar ta mendoja, sepse shkaqet e shumta për fillimin e një përleshje të tillë ma bënin me dije se këtu patjetër duhet të zhvillohej një luftë, isha i bindur nё atë, dhe me dёshirё e krenari e kapëm atë që duhej kapur nё atë kohë, por sot, padёshirёn tonë bёjmё kësi lloj pyetjesh, sepse përfituan vetëm ata që krenarinë e 2001-shit e shndërruan nё patriotizëm folklorik. Padashjen tonë, dhashë Zoti të jemi gabim, nё pyetjen, po të mos fillonte fare lufta, përgjigja më adekuate dhe reale do të ishte se, Marrëveshje të Ohrit nuk do të kishim, me kёtё as evenimente të kësaj natyre, as politikan të atij mozaiku, si dhe as popullarizim të atyre burrave të dikurshëm e meshkuj tё sotëm. Kujdes pra! Mashkull mund të jetë edhe demi e luani, por assesi burra.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës