LAJMI I FUNDIT:

Fillim i mbarë i vitit për shitësit e veturave në Maqedoni

Fillim i mbarë i vitit për shitësit e veturave në Maqedoni

Dyfish është rritur importi i veturave të reja në janar. Sipas të dhënave të Administratës Doganore, në fillim të vitit janë importuar 450 vetura të reja, çka është për 257 vetura më shumë krahasuar me 193 vetura të importuara në janar të vitit të kaluar, shkruan gazeta Koha. Njëkohësisht, statistika doganore tregon se në këtë muaj është ulur numri i veturave të përdorura të sjellura nga jashtë. Kështu, në janar janë importuar 1075 vetura të përdorura nga jashtë, që është për 638 vetura më pak krahasuar me 1659 veturat e importuara në janar të vitit të kaluar.

Në muajin e parë të vitit janë importuar dhe 36 automjete të reja transportuese dhe 104 të përdorura, si dhe një autobus i ri dhe pesë të përdorur. Kjo e jep numrin e përgjithshëm të veturave të importuara, gjegjësisht 1653 vetura të përdorura, që është për 327 vetura më pak krahasuar më janarin e vitit të kaluar, kur në vend janë importuar 2025 vetura. Këto shifra tregojnë se vazhdon trendi i importit i veturave të reja në krahasim me veturat e përdorura, importi i të cilëve filloi në gjysmën e dytë të vitit 2016 pas vendosjes të standardeve të rrepta ekologjike për hyrjen e tyre në vend.

Pas hyrjes në fuqi të ndalesës për import të veturave me eko-standard më të ulët se “Euro 4”, në 1 korrik 2016, katërfish u ulë importi i veturave të përdorura. Të dhënat doganore tregojnë se në qershor të vitit 2016, në vend janë importuar 3998 vetura të përdorura, por prej muajit të ardhshëm, importi i tyre shënon rënie drastike të 1070 veturave.


Ndryshe, para futjes së ndalesës kishte rritje të vërtetë të veturave më eko-standard “Euro 3”. Vjet, në qershor, numri veturave të përdorura të importuara në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2015 është rritur pothuajse dyfish, gjegjësisht në këtë muaj janë importuar 3998 vetura.

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori