LAJMI I FUNDIT:

Fier, gjykata jep pretencën për komisionerët e djathtë

Fier, gjykata jep pretencën për komisionerët e djathtë

Prokuroria e Fierit kërkoi të hënën një vit burg dhe 600 mijë lekë gjobë për pesë komisionerët e djathtë të zgjedhjeve të 28 qershorit në komunën Ruzhdie.

Gjate seancës, prokurori i çështjes sqaroi se ndaj tyre rëndon akuza e falsifikimit, votimit më shumë se njëherë dhe ndryshimit të rezultatit të zgjedhjeve. Ndërsa tre komisionerët e majtë u gjobitën me 100 mijë lekë gjobë për braktisje të procesit zgjedhor.

Ndërsa për zgjedhjet e pambajtura në komunën Portëz, gjykata e Fierit dënoi me 500 mije lekë gjobë komisioneret e dy qendrave të votimit, te cilët shkelën detyrën duke mos tërhequr bazën materiale.

Në 28 qershor të 2009-ës, banoret e komunës Portëz bojkotuan zgjedhjet si formë ndëshkimi ndaj mungesës së investimeve në zonën e tyre./Telegrafi/