LAJMI I FUNDIT:

Fier, arrestohen 2 të rinjtë që vranë 33 vjeçarin

Fier, arrestohen 2 të rinjtë që vranë 33 vjeçarin

Dy të rinjtë e dyshuar si autorë të vrasjes së 33- vjeçarit, Klodian Lumani, dy ditë më parë në qytetin e Beratit, u arrestuan të premten.

Burime zyrtare të policisë lokale bëjnë te ditur se janë vënë në pranga Shpëtim Kovaçi dhe Ferdinant Hoxha, 23-vjeç, arrestimi i cili u krye pas hetimeve intensive dhe marrjes së dëshmive që i akuzojnë për vrasjen e 33-vjeçarit Lumani.

Dy personat e arrestuar dhe viktima mësohet se pak momente para ngjarjes, sipas burimeve të policisë kishin pasur një zënkë për motive të dobëta. Mësohet se ata kanë pasur njohje të mëparshme, ndërkohe që për grindjen që solli dhe krimin ishte bërë shkak një femër.

Pasi ishin grindur gjatë mbrëmjes së te mërkurës, dy autorët kanë shkuar të armatosur në qendrën e internetit ku ndodhej viktima, duke qëlluar disa herë në drejtim të tij, c’ka i mori jetën atij pak orë më vonë. Të dy autorët e dyshuar të krimit kane qënë të njohur për policinë e Beratit si përdorues të lëndëve narkotike./Telegrafi/