LAJMI I FUNDIT:

FFK organizon Kuvendin e Punës

FFK organizon Kuvendin e Punës

Nesër në restorant “Te Rrethi” në Prishtinë prej orës 18:15 minuta Federata e Futbollit të Kosovës organizon Kuvendi e saj të punës.

Në këtë Kuvend pos vlerësimit të punës gjatë edicionit 2010-2011 do të prezantohet edhe raporti financiar.
“Janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për Kuvendin e punës duke i përmbushur kështu obligimet tona”, ka thënë zëdhënësi i FFK-së, Fazli Berisha. Të drejtë pjesëmarrje do të kenë të gjithë delegatët të cilët do të përfaqësojnë rrethet dhe klubet tona.
Komiteti Ekzekutiv I FFK-së pas përfundimit të edicionit 2010-2011 ka vlerësuar të suksesshëm aktivitetet e saj dhe të klubeve në garat e përbashkëta të organizuara. /Telegrafi/