LAJMI I FUNDIT:

FFK ndërmerr masa ndaj dhunës

FFK ndërmerr masa ndaj dhunës

Federata e Futbollit të Kosovës do të ndërmarrë masa ndaj incidenteve që ndodhën në xhiron e parë, pas ndeshjeve në Prishtinë e Mitrovicë. Drejtuesit e futbollit kosovar i dënuan incidentet, ndërsa u zotuan se nuk do të ketë aspak tolerancë për ata që i shkaktojnë ato.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) i dënon incidentet e ndodhur në Prishtinë dhe Mitrovicë, qysh në nismë të sezonit të ri në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll, raporton Express.

Edicioni i ri nisi me një sulm ndaj tifozëve të Prishtinës ‘Plisat’ nga ana e Policisë së Kosovës, pas ndeshjes ndaj Ferizajt (1:0) të shtunën, ndërsa vazhdoi me një tjetër incident që ndodhi të dielën, kur disa tifozë vushtrrias, që kishin shkuar privatisht ta ndiqnin ekipin e tyre të zemrës, u sulmuan fizikisht nga tifozët mitrovicas ‘Torcida’, pas ndeshjes Trepça – Llamkos Kosova.

Sigurisht, drejtuesit e futbollit kosovar nuk do të rrinë duarkryq. Pasi t’i marrin raportet zyrtare nga Komisionet përkatëse, i përket FFK-së që të ndërmarrë hapa për parandalimin e kësaj dukurie, e cila e ka përcjell vazhdimisht futbollin në vend.


“Pasi t’i marrim raportet zyrtare nga Komisionet, do të shikojmë për hapat e mëtutjeshëm. Këto janë akte të cilat nuk do të tolerohen. Komisionet e FFK-së do të vazhdojnë ta kryejnë punën e vet. Kryetari u iu ka apeluar krejt klubeve që t’u përmbahen rendit dhe rregullave. Prandaj, ata që shkaktojnë incidente, do të dënohen”, deklaroi për Express nënkryetari i FFK-së, Bekim Haxhiu.

Ai i ka bërë thirrje edhe Ministrisë së Sportit që ta bëjë legjislacionin, i cili do t’i parandalonte rastet e tilla.

Përndryshe, në fundjavë Llamkos Kosova do të udhëtojë sërish në Mitrovicë, ku e pret skuadra e Trepçës ’89. Rreziku është po aq i madh, kështu që shpresojmë që Federata të ndërmarrë masa që këto akte të ndalen një herë e përgjithmonë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit

Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit

La Liga
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

La Liga
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Përdhunuesi i dënuar, Dani Alves poston video duke u stërvitur në fushën e Barcelonës

Përdhunuesi i dënuar, Dani Alves poston video duke u stërvitur në fushën e Barcelonës

Ndërkombëtare
Plisat reagojnë për

Plisat reagojnë për "aktin më të turpshëm në historinë e sportit shqiptar"

Ndërkombëtare
Presidenti i La Ligas zbulon hapur çfarë i kërkoi Perez, por

Presidenti i La Ligas zbulon hapur çfarë i kërkoi Perez, por "nuk i kushtoi vëmendje"

La Liga
Kalo në kategori