LAJMI I FUNDIT:

FFK konfirmon rikthimin e Ipko Superligës, sot vendoset data e saktë kur do të luhet xhiro e 23-të

FFK konfirmon rikthimin e Ipko Superligës, sot vendoset data e saktë kur do të luhet xhiro e 23-të

Federata e Futbollit të Kosovës ka komunikuar lajmin për rikthimin e Ipko Superligës së Kosovës.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Kosovë ka marrë këtë vendim në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë si dhe atë për Rini, Kulturë dhe Sport.

FFK ka konfirmuar se gjatë ditës së sotme do të mbahet edhe mbledhja e Komitetit Ekzekutiv për të vendosur datën e saktë kur do të rikthehet Superliga nga xhiro e 23-të.


E për rikthimin e Superligës së Kosovës në futboll, FFK ka njoftuar edhe shtëpinë më të madhe të futbollit evropian UEFA-n.

Ndërkohë sa i përket Ligës së Parë dhe garave të tjera të futbollit, FFK do të marrë më vonë një vendim.

Njoftimi i plotë i FFK-së:

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, sot, e kanë zhvilluar një takim me ministren në detyrë për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, e cila ua ka kumtuar zyrtarisht vendimin e institucioneve qeveritare për lejimin e procesit stërvitor për klubet.

Menjëherë pas këtij vendimi është mbledhur Komisioni i Garave dhe Komisioni i Gjyqtarëve së bashku me administratorin e Ipko Superligës, me pjesëmarrjen edhe të presidentit Ademi, sekretarit të përgjithshëm Salihu si dhe ekipit mjekësor të FFK-së, ku është duke u përgatitur orari i 11-javëve të mbetura të kampionatit si dhe ndeshjeve të Digitalb Kupës së Kosovës.

Ndërkohë, sot do të mbahet edhe mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, i cili do të vendosë për datën fikse të rifillimit të kampionatit. Për fillim do të nisin përgatitjet e klubeve të Ipko Superligës, derisa për ligat e tjera KE do të vendosë më vonë gjithmonë në koordinim me ministrinë dhe UEFA-n.

Të gjitha klubeve tashmë iu ka dërguar udhëzuesi për aplikimin e masave për parandalimin dhe luftimin e COVID-19 gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve dhe kërkohet respektimi i tyre në përpikëri.

Për rikthimin e futbollit në vendin tonë është njoftuar edhe UEFA-s. Me këtë rast, FFK falënderon ministren në detyrë të Sportit, Vlora Dumoshi dhe të gjitha autoritetet tjera qeveritare për mirëkuptimin e treguar dhe për lejimin e procesit të stërvitjeve të klubeve në fazën e dytë të masave lehtësuese, ngase në këtë mënyrë është ofruar mundësia që kampionati të rikthehet dhe të mbyllet në afatet e parapara nga UEFA.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso ka marrë vendim për të ardhmen e tij te Leverkuseni

Xabi Alonso ka marrë vendim për të ardhmen e tij te Leverkuseni

Bundesliga
Shpërthen te Anglia shkaku i deklaratës së Harry Kane

Shpërthen te Anglia shkaku i deklaratës së Harry Kane

Përfaqësueset
Edhe trajneri i Anglisë del kundër Harry Kanes

Edhe trajneri i Anglisë del kundër Harry Kanes

Përfaqësueset
Si filluan tensionet në ndeshjet Kosovë – Rumani shkaku i grupit “Uniti sub tricolor” dhe pse për Dardanët fitorja është shumë e rëndësishme

Si filluan tensionet në ndeshjet Kosovë – Rumani shkaku i grupit “Uniti sub tricolor” dhe pse për Dardanët fitorja është shumë e rëndësishme

Përfaqësuesja e Kosovës
Franco Foda paralajmëron ndryshime taktike në ndeshjen me Rumaninë

Franco Foda paralajmëron ndryshime taktike në ndeshjen me Rumaninë

Përfaqësuesja e Kosovës
“Duhet të mendojnë vetëm për këtë”, Adrian Mutu me mesazh të qartë para ndeshjes me Kosovën

“Duhet të mendojnë vetëm për këtë”, Adrian Mutu me mesazh të qartë para ndeshjes me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori