LAJMI I FUNDIT:

FFK-ja në kontakte me krerët e shtetit

FFK-ja në kontakte me krerët e shtetit

Drejtuesit e Federatës së futbollit të Kosovës nuk duan të paragjykojnë rrjedhën e takimit, por do të jenë në kontakt me shtetin nëse vihet kusht paraqitja me flamur të FIFA-së dhe jo me simbole shteti.

Më 10 janar në selinë e FIFA-së në Zurich të Zvicrës është takimi i radhës ndërmjet drejtuesve të Federatës së futbollit të Kosovës (FFK), atyre të FIFA-së dhe të Federatës së futbollit të Serbisë (FFS).

Paragjykimet dhe madje vendimet eventuale nga ky takim kanë filluar qysh tani. Raportimet e media nga Beogradi, janë se përfaqësueses A të Kosovës do t’i lejohet zhvillimi i ndeshjeve ndërkombëtare (që më heret nuk i lejohej), por jo pa kushtëzime si kanë këkruar drejtuesit e FFK-së.

Zëdhënësi i FFK-së, Fazli Berisha tha se pritshmëritë nga takimi janë pozitive. “Ndonëse nuk mund të paragjykojmë takimin, pritshmëritë tona janë se takimi do të ketë përfundim pozitiv”, tha ai për sporti1.com.


“Nga më herët nuk është lejuar përfaqësuesja A dhe përdorimi i simboleve. Nëse vjen çështja e diskutimit tek simbolet e shtetit që ato të zëvendësohen me flamurin e FIFA-së, presidenti Fadil Vokrri, si edhe më herët, edhe tani do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me Ministrin e sportit, kryeministrin dhe presidencën”, tha Berisha. /Sporti1/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori