LAJMI I FUNDIT:

FFK e mirëpret vendimin e Qeverisë për ndërtimin e stadiumit

FFK e mirëpret vendimin e Qeverisë për ndërtimin e stadiumit

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndërtimin e një stadiumi kombëtar me përmasa të UEFA-së dhe FIFA-së.

FFK përmes një njoftimi, thotë se ky vendim ka gëzuar këtë asosacion sportive në kohën kur Kosova po bën hapat të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit.

“FFK-ja me kënaqësi ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për një stadium kombëtar me standarde të UEFA-s dhe FIFA-s. Ky është një vendim që ka gëzuar jo vetëm FFK-në por mbarë opinionin futbolldashës, në një kohë që Kosova po bën hapat drejt ndërkombëtarizimit, ndërsa infrastruktura është një domosdoshmëri dhe kusht primar. Ky vendim hap një kapitull të ri sa i përket investimeve në infrastrukturën e futbollit dhe është më i madhi në këto 10 vitet e fundit”, është thënë në njoftimin e FFK-së.

FFK thotë se pas këtij vendimi duke shpresuar edhe në përkrahjen institucionale FFK-ja ndjehet më e fuqishme drejt anëtarësimit të plotë në mekanizmat ndërkombëtar.


“Ky vendim hap perspektivën e FFK-së në plotësimin e kushteve të gjithmbarshme për të qenë pjesë e arenës së futbollit evropian dhe botëror”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /KP/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori