LAJMI I FUNDIT:

FFF-ja diskuton për ndryshimin e sistemit të garave

FFF-ja diskuton për ndryshimin e sistemit të garave

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) mund ta ndryshojë sistemin e garave për edicionin 2014/2015. Ideja për të zhvilluar një debat për sistemin e garave u diskutua të hënën në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së. Krerët e FFK-së, janë të gatshëm të ndryshojnë sistemin, nëse kështu mendojnë njerëzit e futbollit.

"Në mbledhje u debatua edhe për sistemin e garave dhe për këtë në ditët në vijim FFK-ja do të zhvillojë një debat të gjerë me klube dhe me persona profesional të kësaj fushe në mënyrë që të ketë një sistem sa më të mirë të garave në futbollin e Kosovës", thuhet në njoftimin e FFK-së.

Superliga e Kosovës në futboll ka disa vite që zhvillohet në tri etapa me gjithsej 33 xhiro. Fillimisht zhvillohen dy etapa, ku të gjitha 12 skuadrat përballen mes vete nga dy herë, një herë si vendas e një herë si mysafir, e më pas zhvillohet faza e tretë që po ashtu i ka 11 xhiro. Ky sistem do të jetë në fuqi të paktën deri në fund të edicionit 2013/2014.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihi, thotë se ende nuk kanë ndonjë ide të qartë se çfarë sistemi do të ketë pas një viti futbolli kosovar. Por ai është i bindur se do të zgjidhet një sistem që do t’i përshtatet të gjithëve.


"Ideja për të ndryshuar sistemin e garave është përmendur edhe më herët, prandaj vendosëm që ta shtrojmë në diskutim më të gjerë këtë çështje. Është vetëm faza e parë, pasi duhet të merret një mendim prej gjithë futbolldashësve e më pas të vendosim për më të mirën. Nuk kemi ende ndonjë ide, por do të shohim në ditët në vijim. Do të dalë në diskutim dhe nëse futbolldashësit janë të mendimit që të ndryshohet sistemi, atëherë pse jo", ka thënë Salihu për Kohën Ditore. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona refuzoi katër oferta për yllin e skuadrës në janar

Barcelona refuzoi katër oferta për yllin e skuadrës në janar

La Liga
Bayern Munich etiketon dy yje si pasues të Harry Kane

Bayern Munich etiketon dy yje si pasues të Harry Kane

Bundesliga
Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ndërkombëtare
Liga e Kampionëve pritet të largojë vazhdimet në fazat e eliminimit nga viti 2027

Liga e Kampionëve pritet të largojë vazhdimet në fazat e eliminimit nga viti 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori