Në ambientet e Bashkisë së Londrës, një nga shoqatat më të mëdha dhe më aktive të komunitetit shqiptar në Britani “Shpresa Programme”, në bashkëpunim me gazetën e komunitetit “The Albanian” dhe grupin e kërcimit “Dancing Challenge”, artistë të njohur shqiptarë në Londër organizuan Festivalin e Kulturës.
Ky aktivitet, që synonte sensibilizimin dhe promovimin e vlerave kulturore e artistike të shqiptarëve të Britanisë dhe arritjet e tyre integruese, zhvillohej për herë të parë përpara zyrave të kryebashkiakut të Londrës, Boris Johnson, që e mbështeste këtë aktivitet të komunitetit shqiptar.
Në festivalin e mbajtur në Amfiteatrin përpara Bashkisë, në afërsi të një prej ikonave të turizmit londinez “London Bridge”, performuan artistë të rinj dhe të njohur shqiptarë, si pianistet Mariela Cingo e Tara Neli, violinisti Aurel Qirjo, Ansambli i Valleve të “Shpresa Programme” dhe grupi i kërcimit “Dance Challenge”, nën drejtimin e koreografit të mirënjohur me banim në Londër, Tomorr Kokona.
Ky aktivitet kulturor në ambient të hapur u ndoq edhe nga shumë turistë në Londër. Aktiviteti u përshëndet nga 4 deputetë britanikë, si Sadik Kahn dhe David Lammy, kandidatë potencialë për kryebashkiak të Londrës; Stephen Timms dhe Mike Gapes, të cilët kanë ofruar mbështetjen e tyre për bërjen e gjuhës shqipe provim mature në shkollat angleze.
Duke folur në këtë aktivitet, Sadik Kahn u tha shqiptarëve të mbledhur në këtë festival se, “ajo që po bëni ju është, që po i tregoni Londrës historinë e shkëlqyer të vendit tuaj, trashëgiminë dhe muzikën e kombit tuaj. Ju që keni lindur e jetoni në Londër jeni ambasadorët e Shqipërisë. Edhe pse jetoni në këtë vend, i cili është bërë vendi juaj, ju sërish duhet ta doni Shqipërinë”.
Ndërkohë, deputeti tjetër britanik, Mike Gapes, i zgjedhur në një nga zonat me popullësi të madhe shqiptare, u shpreh se “ju jeni modeli më i mirë i mundshëm, që të gjitha komunitetet e huaja në Londër duhet të ndjekin si shembull. Nëse fëmijët tuaj ndihen krenarë se nga vijnë, integrohen shumë më lehtë në shoqërinë britanike. Fëmijët tuaj janë të lindur në Angli, e sërish janë krenarë që janë shqiptarë”.
Luljeta Nuzi, drejtuese e shoqatës “Shpresa Programme”, tha për Top Channel se “jam me fat dhe e privilegjuar, që jam në gjendje t’i shërbej komunitetit tim dhe të punoj me njerëz kaq të përkushtuar, atdhetarë, dhe krenarë që janë shqiptarë”.
Ky aktivitet disaorësh u mbyll me pjesëmarrjen e madhe të të gjithë të pranishmëve, që nën drejtimin e koreografit Tomorr Kokona perfomuan vallen Pogonishte, duke rrethuar Amfiteatrin e Bashkisë së Londrës. Për disa orë, në qendër të Londrës u dëgjua vetëm muzikë dhe art shqiptar. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Lumi i vdekur” dhe shkrimtari që i dha dimension tjetër gjinisë së romanit

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

Karakteret letrare në novelat e Migjenit

Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973

KUJTIMI I PARË

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja