LAJMI I FUNDIT:

Ferronikeli ende pa përforcime

Ferronikeli ende pa përforcime

Skuadra e Ferronikelit nuk është në pozitë të lakmueshme dhe është e qartë se në pranverë e pret betejë e madhe për të mbetur pjesë e Superligës. Nga kjo është e kuptueshme që drejtuesit e klubit janë në kërkim të përforcimeve. Mirëpo, punët nuk janë duke shkuar ashtu siç dëshiron kryetrajneri i kësaj skuadre Ramiz Krasniqi, pasi përveç Triumf Shanit nga Fushë Kosova, asnjë futbollist tjetër nuk ka kaluar në radhët e Ferronikelit.

“Kemi pasur biseda me disa futbollistë, por tash për tash çdo gjë mbetet me të vjetrën. Dukagjin Gashi pranoi të vijë, por në fund vendosi të mbetet në Drenicë. Kryesia e ka edhe ofertën për Shpëtim Osmanin, i cili është i lirë dhe mund ta angazhojmë, ndërkohë që ende nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me Qëndrim Sejdiun dhe Lulëzim Doashlakun”, tha Ramiz Krasniqi, kryetrajneri Ferronikelit.

Në fakt, Sejdiu e Doshlaku në vjeshtë ishin pjesë e hajmalisë, por për shkak të pakënaqësive dhe moskryerjes së obligimeve ndaj tyre, kanë bërë kërkesë dhe kanë shprehur dëshirë që të largohen nga Hajvalia. Ata thonë se nëse kjo ndodh në pranverë do t’i mbrojnë ngjyrat e Ferronikelit.

Përveç tyre, Krasniqi është i interesuar edhe për mbrojtësin Haklaj, gjithashtu të Hajvalisë, por edhe për një sulmues, i cili do ta ndihmonte shumë Fati Karahodën. Është fjala për qendërsulmuesin e Dukagjinit, Fitim Halitin, i cili edhe më parë ka qenë pjesë e kësaj skuadre. Ajo çka i gëzon dashamirët e largohet nga klubi. /Zëri/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori