LAJMI I FUNDIT:

Feronikeli e fillon stinorin pranveror me katër përforcime

Feronikeli e fillon stinorin pranveror me katër përforcime

Klubi futbollistik i Feronikelit që nga e enjtja ka filluar stërvitjet e fazës përgatitore për stinorin pranveror të Raiffeisen Superligës, teksa i ka përforcuar radhët me katër futbollistë të rinj.

Elhami Berisha është emri i fundit i Feronikelit në afatin kalimtar të dimrit pas Dritëro Dabiqajt, Liridon Zariqit e Elis Bërbatovcit.

Mesfushori llapjan ka arritur marrëveshje me këtë skuadër dhe ka filluar të stërvitet me skuadrën.

Ai karrierë ka bërë te Hysi, Flamurtari dhe Prishtina, kurse në gjashtë muajt e fundit ishte në Angli. /Telegrafi/