LAJMI I FUNDIT:

Fermeri britanik që e shndërroi kombajnën në një “vilë luksoze”, nata në të kushton 120 funte

Fermeri britanik që e shndërroi kombajnën në një “vilë luksoze”, nata në të kushton 120 funte

Një fermer britanik ka arritur që kombajnën e tij të vjetër ta shndërrojë në një “vilë luksoze”, në të cilën mund të kalojnë deri në katër mysafirë që do të duhet të paguajnë 120 funte për një natë.

Bëhet fjalë për Will Roughton, 46-vjeç, nga Skegness i Lincolnshire, i cili i kaloi katër muaj duke e shndërruar makinerinë gjigante në një “BnB”, transmeton Telegrafi.


Atë e bleu për 5 mijë funte nga një familje, që dikur e kishte përdorur në pronën e tyre 20 hektarëshe.

Gjëja e parë që bëri ishte shkulja e të gjitha pjesëve lëvizëse nga kombajna Massey Ferguson 860, me qëllim që të ketë më shumë hapësirë për ta rregulluar dhe shndërruar në dhomë.

“Nuk kam aspak përvojë në këto gjëra. E shikova nga jashtë dhe i thash vetes se  mund ta fut shtratin brenda”, tha Roughton.

“Fillova ta zhvesh si nga jashtë ashtu dhe brenda. Sapo krijova hapësirë të mjaftueshme filloi të merr pamjen e një shtëpie”, shtoi fermeri britanik. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Politikani zviceran bleu një pistoletë uji rozë në internet, dënohet me 6,500 franga

Politikani zviceran bleu një pistoletë uji rozë në internet, dënohet me 6,500 franga

Interesante
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trudeau largohet nga Parlamenti

Trudeau largohet nga Parlamenti "me gjuhën jashtë dhe një karrige në dorë" – bien në sy komentet në mediat sociale

Interesante
Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Interesante
Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Virale
Kalo në kategori