LAJMI I FUNDIT:

“Ferizaj ka skuadër për ta ndjekur titullin”

“Ferizaj ka skuadër për ta ndjekur titullin”

Ferizaj do të luftojë deri në fund të sezonit në garën për titull të kampionit. Kështu mendon sulmuesi kryesor i kësaj skuadre, Astrit Fazliu. Ferizaj dje mundi Hajvalinë me rezultat 2-0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të Raiffeisen Superliga e Kosovës në futboll.

Ish sulmuesi i Prishtinës shënoi njërin nga golat e fitores së ferizajasve në duel me Hajvalinë. Ferizaj me këtë fitore arrin në kuotën e shtatë pikëve, një me pak se lideri i tabelës, Llamkos Kosova.

Fazliu të hënën i tha KosovaPressit, se skuadra e tij do t’ia bëjë hyzmetin garës për titull të kampionit deri në fund të kampionatit.

“Kur je në krye të tabelës mund t’i shfaqesh vlerat e skuadrës. Kjo fitore ka ndikuar pozitivisht në skuadrën tonë. Mendo se ne kemi ekip që mund të ia dalim mbarë deri në fund të sezonit. Ne deri në fund të kampionatit do të luftojmë për titull të kampionit, dhe besoj se kemi skuadër që mund të bëhem kampion”, ka thënë Fazliu.


Ai thotë se është i kënaqur me fitoren e djeshme. Sipas tij, Ferizaj ndeshje pas ndeshje po e gjen lojën të cilën po e kërkon.

“Jam i kënaqur me rezultatin ndaj Hajvalisë, ndërsa sa i përket lojës them se dal nga dal kemi nisur ta gjejmë lojën tonë. Sigurisht se kjo fitore ka rritur besimin në skuadrën tonë dhe mendoj se ky besim do të vërehet në ndeshjet e ardhshme”, tha Fazliu.

Sulmuesi ferizajas beson se skuadra e tij do të vazhdojë rrugën e fitoreve edhe në këtë fundjave, ku Ferizaj do të luajë në Mitrovicë kundër Trepçës. /KosovaPress/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

La Liga
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

La Liga
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Kalo në kategori