Ndryshimi i mbiemrave nga shqiptar në mbiemra turq është kthyer në një fenomen tek banorët e Prizrenit në Kosovë.
Kjo vihet re te të rinjtë apo ata që duan të zenë një vend pune në administratën e shtetërore dhe në isntitucione si policia. Kjo ndodh, pasi ligji favorizon punësimin e pakicave kombëtare në Kosovë.
Vetëm gjatë këtij viti 72 banorë të Prizrenit kanë aplikuar për ndryshim mbiemri. Mbiemrat ndryshojnë nga Gashi në Gaş, Mazreku – Mazrek, Bytyqi- Bütüc, Krasniqi –Krasnic, Thaqi – Tac, Kryeziu – Krüezi , Shala -Şala duke u kthyer në një fenomen në vitet e fundit.
Kjo falë edhe procedurës së thjesht për të ndryshuar mbiemrin në Kosovë.
Mjafton një kërkesë në Njësinë Administrative Prizren. Pas verifikim që bëhet në dëshminë e penalitetit mbiemri ndryshohet nga shqiptar në turk.
Të pyetur mbi këtë fenomen vetë qytetarët e Prizrenit pohojnë se kjo bëhet për interesa politike, fetare apo punësimi në administratën shtetërore.
“Një dëm i madh që i bëhet si gjuhes, por edhe mbiemrave puro- shqiptarë” shprehen prizrenasit.
Zanafilla e këtij fenomeni daton që nga periudha e ish-Jugosllavisë, ku bëhej propagandë për asimilimin e popullsisë shqiptare, duke u dhënë atyre të drejtën e mundësisë së ndryshimit të mbiemrave, për të kaluar në një kombësi në tjetrën .Në atë periudhë mbiemrat shqitparë me një prapashtesë “jaj” ndryshonin dhe ktheheshin në mbiemra jugosllave. Gjë e cila po përsëritet ditët e sotme me ndryshimin e mbriemrave nga shqiptarë në turq.
Fiksi u interesua në lidhje me këtë fenomen me një njohës të historisë, Magjistrin e Shkencave të Historisë z.Enver Batiu.
Kjo sipas tij vjen si rezultat i ndikimit ekonomiko- financiar që Turqia ka aktualisht në Kosovë.
“Ata po mundohen të rrisin numrin e pjestarëve turq në Prizren , duke u mundësuar të rinjëve bursa për të studiuar në shtetin turk” shprehet z. Batiu.
Por nuk harron të përmendi edhe traditën që ka qenë ndër vite në Prizren, ku shqipja identifikohej si gjuha e fshatarëve dhe turqishtja si e qytetarëve.
Fenomeni është ripërsëritës sipas magjistrit të historisë njësoj siç kishte vepruar Serbia, me qëllim zvogëlimin e numrit të shqiptarëve.
Ata që ndryshonin mbiemrin e regjistroheshin si turq apo ndonjë nacionalitet tjetër, përfitonin benifite, një shtëpi ose pesë hektar tokë.
Në një regjistrim që është bërë nga Mali i Zi në vitin 1913 lidhur me gjendjen e popullatës në Prizren nuk figuronte asnjë turk.
Mirëpo nga vet shqiptarët u krijuan edhe shumë nacionalitete të tjera, fenomen i cili po vazhdon që të jetë i pranishëm edhe ditëve të sotme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë