Femrat në mëngjes janë më të padisponueshme, kanë nevojë për më shumë gjumë

Femrat në mëngjes kanë më pak disponim se meshkujt, sepse kanë nevojë për më shumë gjumë, është treguar në një hulumtim, të cilin e përcjell gazeta britanike “Telegraph”.
Shkencëtarët kanë studiuar kualitetin e gjumit tek 210 persona dhe kanë zbuluar që pas kohës së njëjtë të kaluar në gjumë, femrat në mëngjes tregojnë sjellje më të nderë dhe armiqësore në krahasim me meshkujt.
Shkencëtarët nga universiteti Duke në Karolinën Veriore kanë thënë që dallimi në hormone është arsyeja e nevojës për më shumë gjumë tek femrat.
Sipas ekspertëve, femrat më shumë vuajnë mendërisht dhe fizikisht nëse nuk flenë mirë, pasi që kanë nevojë për më shumë gjumë për të mbajtur ekuilibrin hormonal.
Udhëheqësi i hulumtimit, Edward Suarez, thotë që hulumtimi sugjeron që gjumi i keq, i cili matet me numrin e përgjithshëm të orëve të gjumit, me kohën e kaluar në gjendje të zgjuar gjatë natës dhe ç’është më e rëndësishmja, kohën e nevojshme për personat për të rënë në gjumë, ka pasoja më serioze për shëndetin e femrave sesa të meshkujve.
Kemi vërtetuar që tek femrat gjumi i keq është i lidhur me nivelet e larta të stresit psikologjik dhe ndjenjën më të fortë të armiqësisë, depresionit dhe zemërimit, transmeton Koha.net. Përkundër kësaj, ndjenjat e tilla nuk janë pasojë e shkallës së njëjtë të çrregullimit të gjumit te meshkujt.
Hulumtimi ka treguar që mundësia për femrat që të zhvillojnë sëmundje të zemrës, depresion dhe probleme psikologjike për shkak të gjumit të keq është më e madhe se tek meshkujt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania