Fëmija është gjithnjë i sëmurë me kollë, dhimbje fyti, grip? Provo t'a shërosh me receta natyrale.
Një dimër me shëndet të mirë
Ke një fëmijë të vogël? Ndoshta alarmohesh sapo fillon të teshtijë. Qetësohu: nuk është gjithnjë e nevojshme të marrësh pediatrin. Shpesh bëhet fjalë për probleme kalimtare që zgjidhen edhe pa ilaçe. Ja zgjidhjet e përgatitura në shtëpi për të ndihmuar fëmijën të shërohet më me shpejtësi.
Largo ftohjen me një filxhan lëng mishi
Vogëlushi është i ftohur, ka hundët e zëna dhe nuk merr mirë frymë? Provoje me lëngun e mishit. Përgatite me kraharorin e pulës, perime (karota, qepë, selino) dhe erëza. Pastaj hidhe në një supjerë dhe lëreni të thithë avullin, pastaj jepja ta pijë ngadalë. Për të parandaluar ftohjen dimërore futini fëmijës këmbët në ujë të ngrohtë për 10 minuta. Do të bëhet menjëherë më mirë.
Nëse ka kollë, jepini një biskotë
Vazhdon të kollitet? Provoni anasonin. Përdoreni për të përgatitur biskota: në një enë rrihni 4 vezë, 25 g sheqer, 125 g mjaltë, shtoni 300 g miell dhe 3 lugë të vogla çaj farash anasoni.
Hidheni përbërjen në një tavë furre të lyer me gjalpë e miell. Vendoseni në furrën e ngrohur më parë dhe lëreni të piqet për 30 – 40 minuta. Hiqeni nga furra, lëreni të ftohet dhe priteni në shumë forma trekëndore.
Nëse fëmija nuk fle nga krizat e kollës, jepini këtë çaj para se të flejë: hidhni një lugë të vogël çaj trumzë në 1/4 litër ujë të zier. Lëreni për 10 minuta, filtrojeni dhe ëmbëlsojeni me 1 lugë mjaltë.
Mbroje nga virusi me sherbelë
Fëmija sëmuret kur shkon në kopsht ose në shkollë nga viruset dhe bakteret. Për këtë është e mirë sherbela: gri nja dhjetë gjethe dhe përzieji me disa lugë qumësht dhe 1 lugë të vogël mjaltë. Jepi vogëlushit 1 ose 2 lugë çaji me përgatitjen 2-3 herë në ditë.
Ulni temperaturën me kompresë
Një ngritje modeste temperature është sinjali që organizmi reagon ndaj viruseve ose baktereve. Atëherë, njom dy peshqirë me ujë të ftohtë, shtrydhi mirë, vendosi në pulpën e këmbës së fëmijës, midis kaviljes dhe gjurit. Lërini të veprojnë për 20-30 min, hiqini dhe zëvendësojini pas gjysmë ore.
Edhe duart tuaja e ndihmojnë të bëhet më mirë
Masazhet ashtu siç janë të dobishme për ne, janë edhe për fëmijët. Fërkimet shumë të lehta në fytyrë janë efikase për të luftuar shqetësimet e ftohjes.
Ja disa masazhe për fëmijën tënd:
1. Vendosni mollëzat e gishtave në tëmthat e fëmijës, duke ushtruar një presion të lehtë me pëllëmbët dhe fërkojini vetullat me gishta.
2. Vendosni duart mbi veshët e fëmijës dhe zbrit drejt mjekrës. Pastaj fërkojini faqet dhe kthehuni te veshët. Vazhdoni 10 herë.
3. Vendosni gishtat e mëdha në anët e hundës së fëmijës dhe rrëshqitni nga poshtë lart e anasjelltas, duke i kaluar në mollëzat e faqeve duke zbritur deri në anët e gojës. Përsëriteni 10 herë.
4. Tërhiqni me delikatesë faqet e fëmijës, sikur të qeshte dhe zbrisni deri në anët e buzëve. përsëriteni 10 herë.
Kurojeni me kuzhinë
Një ushqyerje korrekte qysh në fillim rrit mbrojtjet natyrale të organizmit. Para së gjithash përdorni ushqimet e pasura me vitamina C dhe ato me vitamina A, E, zink dhe hekur.
Mos e detyroni të hajë kur ka temperaturë dhe grip. Kur ka temperaturë, jepini shpesh të pijë për të shmangur humbjen e lëngjeve dhe kripërave minerale. Në situata të tjera, kufizon i sheqernat (zëvendësojeni me mjaltë).
-Ushqimet që duhen: portokall, grejpfrut, kivi, perime dhe fruta me ngjyrë të verdhë dhe jeshile, vezë, mish i imët i kuq ose i bardhë, fruta të thata, qumësht, kos, ujë natyral, lëngje frutash, çaj…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës