Fëmijët me aftësi të kufizuara në Kosovë vazhdojnë të përballen me pengesa në shëndetësi, arsim, qasje fizike, por edhe paragjykime nga shoqëria.
Kështu u tha në një konferencë të organizuar nga HANDIKOS, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar.
Me këtë rast serish iu bë thirrje institucioneve që të zbatohen të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe që ata të përfshihen në agjendat e politikës lokale dhe nacionale.
Eldin Gashi nga grupi avokues i fëmijëve “Hëna”, ka folur rreth barrierave me të cilat përballen fëmijët me aftësi të kufizuara, për të cilët tha se vazhdojnë të paragjykohen në shoqëri.
“Të jesh fëmijë me aftësi të kufizuar në Kosovë është të përballesh me disa barriera, si në qasje fizike, arsimim, shëndetësi, paragjykime dhe diskriminimin që të bëjnë shokët ose njerëzit e tjerë. Pikërisht për këtë qëllim, për të tejkaluar këto barriera, ne në kuadër të Handikos kemi formuar një grup që e kemi quajt ‘Grupi Hëna’. ‘Grupi Hëna’ e ka një mision që është garantimi i të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara”, tha Gashi.
Drejtori i HANDIKOS, Afrim Maliqi tha se kjo ditë fokusohet në ngritjen e vetëdijes, sensibilizimin e shoqërisë që ka të bëjë me të drejtat e personave me aftësi të kufizuar.
“Janë tre shkaktarë kryesorë të cilët i përjashtojnë personat me aftësi të kufizuara nga shoqëria apo mospjesëmarrja e tyre në shoqëri. Së pari, është paragjykimi që ekziston ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara, të cilët shkaktojnë frikë, komplekse dhe izolim, ku familjet izolohen dhe mbyllen. Shkaktari i dytë është infrastruktura e pa qasshme, e cila nuk u krijon mundësi të barabarta sikur të gjithë qytetarëve të tjerë të marrin pjesë në fushën politike, kulturore dhe të konkurrojnë të barabartë me të tjerët. Gjithashtu, shkaktari i tretë është legjislacioni, i cili ose nuk i merr për bazë të drejtat e personave me aftësi të kufizuar ose nuk i zbaton ato. Ne në Kosovë i kemi disa ligje, të cilat kanë të bëjnë me personat me aftësi të kufizuara, por fatkeqësisht jo tërë ato ligje zbatohen ose zbatohen pjesërisht, por ka edhe ligje që nuk zbatohen fare, e kjo tregon se ku gjendet Kosova sot në raport me personat me aftësi të kufizuara”, tha ai.
Sipas tij, ka mungesa të shumta të shërbimeve të ndryshme, zbatimit të ligjeve, e infrastrukturë të pa qasshme që i diskriminon personat me aftësi të kufizuar në raport me të tjerët.
Ndërsa, James Mugaju nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë bëri thirrje për gjithë përfshirje në shoqëri.
“Ne mbështesim aspektin secila pjesë e shoqërisë të jetë gjithëpërfshirëse në aspektin shoqëror, ne qëndrojmë plotësisht në përkrahje të konventës ndërkombëtare për personat le aftësi të kufizuara, sikurse sot që kemi ardhur për të shënuar këtë ditë ndërkombëtare, UNICEF bën thirrje që të respektohet kjo konventë dhe të bëhen veprime të duhura në aspektin e gjithë përfshirjes në shoqëri, dhe zhvillimin kulturor shoqëror në aspektin e respektimit të drejtave të personave me aftësi të kufizuar. Duam të avokojmë për të pasur qasje në të gjitha hapësirat publike, ku të gjitha ndërtesat duhet të jenë të qasshme për personat me aftësi të kufizuara. Në këtë mënyrë iu ofrohet mundësia edhe atyre të ndihmojnë dhe të japin kontributin e tyre në shoqëri. Në këtë formë mund t’u japim një platformë atyre që të shprehin këndvështrimin e tyre”, tha ai.
Përveç prezantimit të situatës së personave me aftësi të kufizuara, HANDIKOS ka shfaqur edhe një video vetëdijesuese për të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuar dhe përfshirjen e personave me aftësi të kufizuar në vend.
Konferenca u përmbyll me ekspozitën “Stick Up for Wow – Women on Wall”, që ka për qëllim të fuqizojë gruan me aftësi të kufizuar.
Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar është iniciuar nga Kombet e Bashkuara që nga viti 1992, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në jetën politike, sociale, ekonomike dhe kulturore. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite