LAJMI I FUNDIT:

Federata e Tenisit nuk arrin të anëtarësohet në ‘Tennis Europe’

Federata e Tenisit nuk arrin të anëtarësohet në ‘Tennis Europe’

Sikurse vitin e kaluar, as kësaj here, Federata e Tenisit të Kosovës nuk ka arritur të bëhet anëtare e Federatës Evropiane të Tenisit. Gjithsesi, kësaj here FTK-ja ishte mjaft afër arritjes së qëllimit. Pasi kësaj here iu dha e drejta e fjalimit, kreu i federatës kosovare, Shkëlzen Domi, foli para bordit të ‘Tennis Europe’, teksa kërkoi që FTK-ja të pranohet me të drejta të kufizuara në këtë organizatë të tenisit botëror.

Fjalimi dha efektin e vet, mirëpo jo edhe synimin final të delegacionit kosovar. Nga 70 vota të anëtarëve të bordit të ‘Tennis Europe, 33 shkuan pro pranimit të kufizuar të federatës kosovare në ‘Tennis Europe’. 15 anëtarë abstenuan, teksa 22 u shprehën kundër. Duke ditur se vetëm me 2/3 e votave mund të pranohej kërkesa kosovare, ishin tri vota ato që vendosën fatin e FTK-së.

Përkundër kësaj, rezultati i votimit tregon qartë vetëdijësimin e anëtarëve të bordit të ‘Tennis Europe’ rreth çështjes kosovare. Ndryshe, vetëm kohë më parë tenistëve kosovarë iu lejua pjesëmarrja në garat ndërkombëtare të tenisit, por ata nuk lejohen ta përfaqësojnë shtetin e tyre, por duhet të luajnë për flamurin e Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF). /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori