LAJMI I FUNDIT:

FC Prishtina në duar të sheikut arab?

FC Prishtina në duar të sheikut arab?

FC Prishtina mund të bie në duar të sheikut arab. Miliarderi Al Waleed Ahmed Al Dahashin e vizitoi të enjten klubin bardh e kaltër, duke e shprehur interesimin për bashkëpunim. Presidenti i kryeqytetasve, Remzi Ejupi i sheh të hapura mundësitë që njëri prej biznesmenëve më të mëdhenj arabë të bëhet aksionar i klubit.

Sheikët arabë kanë filluar ta pushtojnë botën e futbollit. Milionat e shpenzuara nga ta i kanë bërë klubet si Manchester City dhe Paris Saint Germain ndër gjigantët e futbollit evropian.

Ndërkaq, njëri prej miliarderëve të shumtë arabë mund të zbarkojë edhe në Kosovë, për t’u bërë në të ardhmen aksionar i FC Prishtinës.

Po flasim për Al Waleed Ahmed Al Dahashin, njërin prej biznesmenëve më të mëdhenj arabë, pjesë e familjes mbretërore, i cili e vizitoi të enjten klubin bardh e kaltër.


Sigurisht, vizita e drejtorit të kompanisë “Saudi Investment Group”, nuk është se u bë pa ndonjë shkas. Sheiku arab ka ardhur në vendin tonë për ta vëzhguar nga afër me sytë e tij terrenin, për t’i marrë vendimet dikur më vonë.

Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, nuk e përjashton mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen me njërin prej miqve të tij, siç është edhe Al Dahash, që mund të investojë në klubin kryeqytetas.

“Al Dahashit i folëm për gjendjen aktuale të klubit, historinë e klubit dhe për planet që kemi. Nuk përjashtohet mundësia e bashkëpunimit, ne jemi të hapur dhe kemi biseduar për atë temë. Por, gjithçka varet prej situatës së futbollit kosovar, nëse ajo do të ndryshojë. Pengesë e vetme është fakti se nuk jemi anëtarë të futbollit evropian. Por, shpresoj që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt dhe më pas rrugët do të hapeshin”, deklaroi Ejupi për Express.

“Ata kanë ardhur t’i shohin gjërat dhe do të vendosin pasi ta analizojnë tregun. Sigurisht, është prekur edhe tema e aksioneve. Edhe kjo mund të ndodh, pse jo. Ata janë të interesuar të investojnë edhe në Ballkan. Në Kosovë është tregu i vogël dhe me një investim jo fort të madh, shumë lehtë mund të arrihen sukseset në Evropë”, vazhdoi ai.

Gjithashtu, Al Dahash mund të investojë edhe në infrastrukturë, për të krijuar kushte më të mira për kampionin e Kosovës, i cili drejtohet nga strategu Afrim Tovërlani.

Në opsion edhe stadiumi i ri

Përpos aksioneve që mund t’i marrë në klub, sheiku arab mund ta ndërtojë edhe një stadium të ri për Prishtinën, në një të ardhme pak më të largët. Një ide e tillë ka qarkulluar edhe në të kaluarën, por tash kjo bindje sa vjen e forcohet.

“Është opsioni të dalim jashtë qytetit ose brenda tij, në një stadium të ri, me kapacitet më të madh. Ky është një opsion dhe në plan të Kuvendit Komunal. Por, këtë mund ta bënte edhe Al Dahash, por në hapin e dytë”, thotë Ejupi.

Gjithashtu, ai tregoi se ka folur me miliarderin arab edhe për mundësinë e dërgimit të talentëve kosovarë në ndonjërin prej klubeve në ligat arabe, ku futbolli është gjithnjë e më shumë në zhvillim.

Sidoqoftë, FC Prishtinës i mbetet të presë lajme, me shpresë të jenë pozitive, nga Al Dahash. Pse jo, në të ardhmen FC Prishtina mund të bëhet një PSG apo Manchester City i Kosovës. /Express/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

La Liga
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali

Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali

Premier League
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

La Liga
Kalo në kategori