LAJMI I FUNDIT:

FBK nuk i shpallë lojtarët më të mirë të 2013-ës

FBK nuk i shpallë lojtarët më të mirë të 2013-ës

Pas çdo përfundimi të sezonit të gjitha Federatat bëjnë shpalljen e më të mirëve të vitit, atyre që lanë gjurmë për gjatë një edicioni të tërë. Por, kjo nuk do të ndodh në Federatën e Basketbollit të Kosovës, pasi që drejtuesit e kësaj federate kanë vendosur të mos shpallin më të mirët e vitit që lamë pas.

Sipas sekretarit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Jeton Nixha, kanë qenë disa arsye për mos mbajtjen e shpalljes së laureatëve të vitit, ndër to edhe mos arritja e marrëveshjes me njërin prej sponsorëve, transmeton Telegrafi.

“Nuk do të ketë shpallje të laureatëve të vitit, pasi që nuk kemi arritur të gjejmë bashkëpunim me një sponsor. Pra, kanë ndikuar edhe mjetet financiare për ta marrë këtë vendim. Por ne të gjithë e dimë se kush është basketbollisti më i mirë, klubi më i mirë, andaj kemi vendosur që të mos e organizojmë manifestimin”, deklaroi Nixha.

Ndër të tjera, Nixha la mundësinë e hapur për zgjedhjen e më të mirëve pas përfundimit të sezonit 2013/14. “Do t’i shikojmë mundësitë që shpalljen e sportistit më të mirë të vitit dhe të gjitha çmimet tjera t’i bëjmë pas përfundimit të kampionatit dhe t’i shpërblejmë më të mirët e vitit”. Vitin e kaluar basketbollisti më i dalluar në konkurrencën e meshkujve u shpall Drilon Hajrizi, ndërsa në atë të femrave, lojtarja e skuadrës së Penzës, Valbona Bytyqi. Klubi më i mirë në konkurrencën e meshkujve u shpall Trepça, ndërsa në konkurrencën e femrave i takoi Penzës. /Arena/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit

Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit

La Liga
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime

Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime

Boks
Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos

Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos

Premier League
Futbollisti i cili ishte pjesë e

Futbollisti i cili ishte pjesë e "skuadrës speciale" të Bayern Munichut pëson vdekje cerebrale nga lëndimi në kokë

Ligat tjera
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Dështoi keq tek Man Utd, Amorim shpjegon pse Antony po shkëlqen tek Real Betisi

Dështoi keq tek Man Utd, Amorim shpjegon pse Antony po shkëlqen tek Real Betisi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori