LAJMI I FUNDIT:

FBK ndihmon klubet financiarisht

FBK ndihmon klubet financiarisht

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) po mendon t’i ndihmojë klubet e ETC Superligës. Për këtë, Bordi i këtij institucioni, në mbledhjen e vet të mbajtur të mërkurën, ka vendosur që klubet e elitës së basketbollit kosovar t’i ndihmojë me nga 1000 euro.

Siç njofton shtëpia e basketbollit kosovar, këto mjete nuk do t’ju barten klubeve, por do t’u zbriten atyre nga obligimet që kanë ndaj FBK-së.

Gjithashtu, të mërkurën u zgjodh edhe Komisioni Disiplinor i FBK-së, i cili do ta ketë këtë përbërje: Fidan Hamiti, Nuredin Ibishi dhe Lulzim Fushtica. /Express/Telegrafi/