LAJMI I FUNDIT:

FBK e pranon Kastriotin në Superligë

FBK e pranon Kastriotin në Superligë

Kastrioti i Ferizajit është anëtari i ri i Superligës së Kosovës në basketboll.

Skuadra ferizajase e basketbollit, Kastrioti, është pranuar në Superligë përkundër se u eliminua në finale të Play-Outit.

Ferizajasit të cilët u eliminuan në Play-Out nga Vëllaznimi i Gjakovës, kanë fituar të drejtën të paraqiten në elitën e basketbollit kosovar pasi që kërkesa e tyre për pjesëmarrje u miratua nga FBK-ja në mbledhjen e bordit.

Kastrioti këtë vendim e ka pritur më herët pasi që deri më tani kanë bërë transferime impresionuese duke marrë në radhët e veta Mustafë Merovcin nga Bashkimi i Prizrenit, Hekuran Binxhinë nga Sigal Prishtina dhe Besnik Podvoricën, gjithashtu nga Sigal Prishtina. /Borozani/Telegrafi/