LAJMI I FUNDIT:

Fazliu: Të hënën pres bisedime me Shkëndijën

Fazliu: Të hënën pres bisedime me Shkëndijën

Pothuajse nuk ka ditë që mediat e shkruara të mos japin ndonjë informatë rreth qendërsulmuesit të Ferizajt, Astrit Fazliut. Disa e shohin në Ferizaj, të tjerët në Prishtinë, kurse kohën e fundit më shumë pëlqehet Shkëndija e Tetovës. Madje, nuk mbeten anash as ndonjë skuadër e Shqipërisë apo e Belgjikës.

Kjo tashmë është bërë përditshmëri për ish sulmuesin e Prishtinës, i cili ka kaluar një stinor të suksesshëm edhe në Ferizaj. “ Është e vërtetë se ditëve të fundit është shkruar shumë për kalimin tim në ndonjë skuadër tjetër, por unë askujt nuk i kam thënë se kam nënshkruar diku. Tani sipas gazetave po del se kalimi në Shkëndijën e Tetovës është punë e kryer, ndonëse nuk ka asgjë konkrete. Në fakt, unë kam pasur një bisedë me drejtuesit e kësaj skuadre, por nuk kemi arritur asgjë konkrete dhe pres që të hënën (sot) të vazhdojmë me bisedime”, u shpreh fillimisht Fazliu për KosovaPress.

“Sa i përket skuadrave tjera, unë më herët kam biseduar me Afrim Tovërlanin, por çdo gjë ka mbetur aty. Me Ferizajn kam kontratë për një vit, por nëse gjej skuadër jashtë Kosovës mund ta kalojë pas 6 muajve. Kjo do të thotë se në skuadrat kosovare nuk mund të kaloi pa pëlqimin e klubit. Për këtë arsye Shkëndija mbetet opsioni i parë për mua, por edhe ndonjë skuadër e Shqipërisë. Nuk ka asgjë nga shkuarja ime në Belgjikë apo në ndonjë shtet tjetër të Evropës”, tha Astrit Fazliu, i cili edhe mbetjen në Ferizaj e sheh të mundshme.

“Po, ka gjasa reale që të mbetet në këtë skuadër të paktën edhe në stinorin pranveror. Kemi skuadër të mirë dhe këtë e kemi dëshmuar me paraqitjet në stinorin vjeshtor. Mendoj se me disa përforcime mund të luftojmë edhe për titullin e kampionit”, thotë Fazliu. /KP/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Kalo në kategori