LAJMI I FUNDIT:

Fatmir Xhelili e Azem Syla dëshmitarë në ‘Bllaca 2′

Fatmir Xhelili e Azem Syla dëshmitarë në ‘Bllaca 2′

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Azem Syla, si dhe ish zyrtari i Shërbimit Informativ të Kosovës, Fatmir Xhelili, janë dy nga emrat të cilët janë propozuar si dëshmitarë nga mbrojtja e Sadik Abazit, avokati Ilaz Kadolli, të hënën gjatë shqyrtimit kryesor, në rastin “Bllaca 2”, kundër pesë të akuzuarve Sadik Abazi, Driton Hajdari, Bekim Syla, Shaban Syla dhe Shpresim Uka.

Seanca e djeshme në Gjykatën Supreme të Kosovës ka nisur me propozimet e mbrojtjes rreth dëshmitarëve të saj, të cilët sipas avokatëve deklaratat e tyre janë të rëndësishme për këtë proces gjyqësor. Propozimet e tij i ka nisur avokati Ilaz Kadolli, i cili ka pohuar se dëshmitarët, të cilët ai i ka propozuar, kanë të bëjnë me alibitë ndaj Sadik Abazit.

Sipas tij, emri I Azem Sylës është përmendur më së shumti gjatë këtij procesi gjyqësor. Ai pohoi se Nazim Bllaca ka thënë se arma me të cilën është vrarë Ibush Kllokoqi ka qenë e Azem Sylës, andaj për këtë është e rëndësishme edhe dëshmia e tij. Ndërsa, sa i përket Fatmir Xhelilit, sipas avokatit, ai ka qenë ish-zyrtar i SHIK-ut dhe në disa raste është përmendur nga dëshmitari bashkëpunues me nofkën “Doktori”. Sipas avokatit Kadolli, ish-zyrtari i SHIK-ut, Fatmir Xhelili, përveç që mund të ndihmojë rreth asaj se kanë qenë apo jo të akuzuarit pjesë e SHIK-ut, ai po ashtu e ka pasur pacient Nazim Bllacën për një kohë prej 2 muajsh dhe mund të japë detaje rreth kësaj.

Dëshminë e tij gjatë kësaj seance e ka dhënë kirurgu Ilir Kafexholli, I cili ishte kujdestarë në Qendrën Emergjente në QKUK, kur ishte dërguar për shërim i akuzuari Driton Hajdari. Ai ka pohuar se në atë kohë kishte qenë kujdestar në cilësinë e kirurgut. Mjeku nga QKUK-ja tregoi se nuk ka bërë trajtimin e personit në fjalë, por vetëm ka shkruar raportin mjekësor dhe se nuk i kujtohet të ketë trajtuar pacientin në fjalë.


I pyetur nga prokurorja Ema Rizato se nëse gjatë kohës sa ishte dërguar në emergjencë Driton Hajdari ishte në përcjellje të ndokujt, dëshmitari ka pohuar se nuk i kujtohet saktësisht, mirëpo është mundur që kanë qenë persona të tjerë qe e kanë përcjell atë, por saktësisht nuk i kujtohet.

Sipas dëshmitarit, mjeku Lulzim Emini në atë kohë ishte kirurg dhe koleg i tij dhe se raporti, të cilin atij ia dha prokurorja për ta verifikuar gjatë seancës, nuk ishte raport të cilin e kishte përgatitur dëshmitari.
Kryetari i trupit gjykues caktoi që në javën që vjen të japin dëshmitë e tyre dëshmitarët e mbrojtjes, përfshirë dëshmitaren Alishan Kllokoqi, Musa Balancën, Bajram Krasniqin. Prokurorja Speciale, Ema Rizato, tregoi se të mërkurën dëshminë e tij do ta japë Nazim Bllaca dhe nëna e tij, e cila, sipas saj dhe një raporti mjekësor ka probleme shëndetësore dhe shtrohet mundësia a mund të jetë në gjendje që ajo të japë dëshminë. Prokurorja Rizato tregoi se këto ditë ka marrë një raport mjekësor, i cili tregon gjendjen jo të mirë shëndetësore të nënës së Nazim Bllacës.

“Nuk e dimë saktë shkallën e paaftësisë së nënës së Bllacës për të ardhur e dëshmuar, por do të tentoj ta sjell”, është shprehur prokurorja, raporton Kosova Sot.

Ajo tregoi se të mërkurën, pos nënës së tij, do të dëshmojë edhe vetë Nazim Bllaca. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ: Përfundon numërimi i votave për deputetë në 46.19% të vendvotimeve

KQZ: Përfundon numërimi i votave për deputetë në 46.19% të vendvotimeve

Politikë
​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

Politikë
LDK e LVV

LDK e LVV "kapen" për një fletëvotim në Prishtinë

Lajme
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Lajme
Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate

Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate

Lajme
NEWBORN edhe këtë vit me pamje unike

NEWBORN edhe këtë vit me pamje unike

Lajme
Kalo në kategori