LAJMI I FUNDIT:

Fatjoni akoma i paqartë të ndahet apo jo nga Xhensila!

Fatjoni akoma i paqartë të ndahet apo jo nga Xhensila!

Pas ndarjes së Diedon Musës nga Alba Çobaj, vjen një tjetër krisje në marrëdhënien e Fatjon Hysenbelliut dhe Xhensila Peres.

Nëse në rastin e çiftit të parë, ishte Alba ajo që njoftoi fansat për ndarjen me anë të një statusi në Facebook, kësaj here ishte Fatjoni ai që deklaroi fundin e lidhjes nga Xhensila, në faqen e fansave të tij.

Por, pasi statusi u bë lajm nga opinionisti Olti Curri, Fatjoni vendosi ta fshinte menjëherë nga profili atë çfarë kishte shkruar, duke krijuar konfuzion mes ndjekësve në rrjetet sociale, nëse kjo ishte lojë apo një ndryshim mendjeje nga ana e Fatjonit.


Në statusin e tij ai shkruante se “është e kotë ta mbajmë të fshehtë pasi raporti im me Xhensilën tashmë ka përfunduar. Është momenti që gjithkush të shohë jetën e tij”, deklaratë që nuk ka pasur asnjë reagim apo kundërpërgjigje nga ana e Xhensilës, në faqen e saj. Në profilin e saj kanë shkruar disa fansa që e kanë pyetur për situatën, dhe të tjerë që i kanë kërkuar të pajtohen duke lënë të kuptohet se mes tyre ka pasur kontradikta, që nuk janë kapërcyer dot.

I pyetur nga gazeta “Panorama” për këtë situatë, Fatjoni u shpreh se “nuk mund të jap një përgjigje të prerë pasi aktualisht takohemi ende me Xhensilën”. Vendimin për ndarje duket se çifti më i nxehtë i “BB8” e ka marrë pas kthimit të Xhensilës nga Turqia, vendi ku iu bënë disa oferta për të qenë imazh videoklipesh, si dhe aktore në një serial të ri turk.

Pas kthimit në Tiranë, ajo ka qenë e angazhuar në një set të ri fotografik, që tregon se angazhimet e saj të mëtejshme kanë lidhje me botën e showbizz-it. Ndërsa karriera e Fatjonit ka drejtim krejt tjetër, pasi ai menaxhon një biznes familjar ndërtimi.

Nuk e dimë nëse ata do t’i zgjidhin mosmarrëveshjet për t’u kthyer sërish bashkë. Kujtojmë që kjo është hera e dytë që çifti kalon një krizë në këto tre muaj të përfundimit të lojës, pas publikimit të disa fotove të Fatjonit me femra, kur ai ishte me pushime.

Në trend Magazina

Më shumë
Disa fakte interesante për partneren e Ronaldos, Georgina Rodriguez

Disa fakte interesante për partneren e Ronaldos, Georgina Rodriguez

Magazina
Ngjarjet e fundit me Diddyn - marrëdhënia e Ashton Kutcher dhe Mila Kunis në krizë?

Ngjarjet e fundit me Diddyn - marrëdhënia e Ashton Kutcher dhe Mila Kunis në krizë?

Magazina
“Imagjino kur të bëjmë të dytin” - Kiara Tito flet për raportin me Luizin pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre

“Imagjino kur të bëjmë të dytin” - Kiara Tito flet për raportin me Luizin pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre

Magazina
Këngëtarja shqiptare Enisa takohet me Messin, pasi përfundoi performimin e himnit në ndeshjen e Inter Miamit

Këngëtarja shqiptare Enisa takohet me Messin, pasi përfundoi performimin e himnit në ndeshjen e Inter Miamit

Magazina
Njerëzit vetëm tani po e mësojnë kuptimin e emrit skenik të Eminemit

Njerëzit vetëm tani po e mësojnë kuptimin e emrit skenik të Eminemit

Magazina
50 Cent po bën një dokumentar për P Diddy: Unë isha i vetmi që ju paralajmërova, ju nuk më besuat

50 Cent po bën një dokumentar për P Diddy: Unë isha i vetmi që ju paralajmërova, ju nuk më besuat

Magazina
Kalo në kategori