Fatjona është 18 vjeçare dhe deri tani ajo është pianistja më e mire në rajon për moshën e sajë. Ajo do të luaj në koncertin e Vitit të Ri (New Year’s concert) më 11.01.2015 në Duren të Gjermanisë me orkestrën gjermane me koncertin e Griegut dhe në këtë intervistë ajo tregon se si ndjehet për këtë hap në karrierën e sajë. Gjithashtu tregon për familjen, jetën, shkollën, profesorët e pianos dhe shumë gjëra ekskluzive. Lexojeni dhe shpërndajeni këtë intervistë për të motivuar edhe të tjerët!
Fatjona, keni filluar të luani në piano që nga mosha 6 vjeçare dhe paraqitja jote e parë ka qenë në vitin 2004 në garat e dyta ndërkombëtare të muzikës klasike, Ars Kosova. Ajo çka na intereson të gjithëve është, cili është sekreti i gjithë këtij suksesi?
Unë që në fëmijëri e kam dashur shumë muzikën, këtë pasion dhe këtë talent e kanë vërrejtur prindërit e mi. Në albumin e fotografive të mia kam edhe një fotografi kur kam qenë 2 vjeçe e ulur në piano, që në këtë moshë të vogël kam patur dashuri për pianon, mirëpo normalisht në atë moshë nuk mund të fillosh mësimet, të paktën pa u bërë 6 apo 7 vjece. Shpesh më ndodhte që të shkoja në ndonjë vend që kishte piano, por gjithmonë e mbyllnin atë vend me çelës meqë e dinin se nëse ulesha pranë pianos s’do t’i lija rehat gjatë gjithë kohës.Dhe kështu në moshën 6 vjeçare fillova pianon me profesorin Isa Jakupi në shkollën e muzikës , nëGjilan.Që atëherë kam punuar shumë dhe nuk jam kursyer aspak. Ëndrra ime ishte të bëhem pianiste shumë e suksesshme dhe të luaj jo vetëm brenda vendit ku jetoj, por edhe jashtë. Deri më sot ia kam dalur mbanë falë mundit, lutjeve, profesorëve dhe prindërve të mi. Dua të përmend se poashtu kam qenë nxënëse e profesorit Visar Osmani dhe tani jam nxënëse e profesoreshës Lejla Pula, në Akademin e Arteve nëPrishtinë.
Keni qenë pjesmarrëse në shumë gara të ndryshme ndërkombëtare dhe nacionale të muzikës klasike në Kosovë si dhe në vende tjera.A keni fituar diçka?
Unë kam qenë pjesmarrëse në shumë gara të ndryshme ndërkombëtare dhe kombëtare të muzikës klasike në Kosovë, si dhe në vende të tjera. Në këto gara kam fituar shumëçmime, ndër to do të veçoja: Grand Prix- çmimi kryesor në garat ndërkombëtare në Prishtinë; ‘‘Pianistii ri 2013”, çmimi absolut në garat ndërkombëtare të muzikës Ars Kosova 2010; poashtu çmimi Grand Prix “Kosovo the Young Europeans”, çmimii dytë në garat botërore të muzikës klasike nëItali për kategorinë time (2010), çmimii Virtuozitetit,çmimi Suna Sait,çmimi 100 vite Pavarësi etj.Gjithashtu në vitin 2013 jam përzgjedhur që të jem pjesëmarrëse në festivalin botëror në Rusi“Moscow meet friends” 2013, si përfaqësuese e vendeve të Ballkanit,mirëpo nga pamundësia e marrjes së vizës nuk munda të shkoj.
Keni fituar çmimin e dytë në garat botërore të muzikës klasike në Itali për kategorinë tuaj. A pati jehonë në Kosovë ky sukses dhe a morët të paktën ndonjë mirënjohje nga Ministria e Kulturës apo ndonjë institucion tjetër në Kosovë?
Me fitoren e çmimit të dytë nëItali nuk pati shumë jehonë në media, mirëpo u shpërbleva me mirënjohje nga drejtoria e arsimit në Gjilan.
Jeni përzgjedhur që të jeni pjesëmarrëse në festivalin botëror në Rusi “Moscow meet friends” në vitin 2013 për të përfaqësuar talentët e rajonit. Kjo përzgjedhje na bën shumë krenar, por fatkeqsisht për shkaqe burokracie, më saktë, për arsye se nuk e fituat vizën ju nuk mundët të merrni pjesë. Sot si e sheh gjeneratën tënde, a është Fatjona më e mira në rajon?
Po, për fat të keq nuk munda të shkoj. Sa i përket asajse a jam më e mira, besoj se duhet të pyeten dëgjuesit dhe të vlerësohem pikërisht nga ato, mirëpo duhet thënë se gjithmonë kam punuar pa u kursyer në mënyrë që të jem më e mirë nga ajo se ç’kam qenë më parë, pra me një fjalë kam garuar me veten.
Ju jeni nxënëse e profesorit Heribert Koch i cili është president i EPTA-s (Europian Piano Teachers Association). Çka ndryshon në punën tuaj tani me profesor të ri? Cilat janë risitë në punë?
Prej se fillova të punoj me profesorin Heribert jeta ime ndryshoi shumë. Aiështëprofesor që nuk e kursen veten për nxënësit, mundohet mjaft që të na ndihmoj për të realizuar qëllimet tona dhe për të arritur suksesin e dëshiruar. Kështu për mua filloi jeta e një pianisteje të vërtetë, luajta në shumë koncerte, ndër to do kisha dashur të veçoj koncertet me orkestër qëi kam mbajtur në Bavaria.- Dinkelsbühl,ku kam luajtur Rhapsody in Blue-Gershwin, Kohën e dytë të koncertit për piano të Edvard Grieg dhe Danzon no.2 -Arturo Márquez.
Ishte njëpërvojë e jashtëzakonshme të kesh dy koncerte me orkestër për një ditë, në njësallë ku kanë qenë të pranishëm rreth 2000 dëgjues.Të them tëvërtetën kjo ishte si njëëndërr për mua dhe ende nuk mund ta besoj se u bë realitet. Fatkeqsisht në Kosovë nuk më kanë ftuar as nëintervista e as nuk është publikuar nëgazetë që kam dhënë koncerte të tilla, ndërsa në Gjermani po.Mund ta besoni?Gjithsesi, tani jemi duke bërë plane edhe për koncertetë tjera.
Do të luani në koncertin e Vitit të Ri (New Year’s concert) më 11.01.2015 në Duren të Gjermanisë me orkestrën gjermane që do luaj koncertin e Griegut. A është ky kulmi i karrierës suaj?
Për mua të luaj në Koncertin e Vitit tëRi në Gjermaniështë privilegj i madh,mezi po pres të jem pjesë e këtij manifestimi, ky besoj se është kulmi i suksesit tim të deri tanishëm, njëkohësisht është vetëm fillimi i një rruge të gjatë.
Cfarë momenti ju duhet për të luajtur piano?
Për mua tëluaj në piano është një gjë e veçantë,është një ndjenjë e mrekullueshme dhe nëse dita do të kishte 48 orë unë do të ushtroja të paktën 24 orë.
Cfarë gjërash keni mësuar në jetë për këto vite?
Të jetosh në këtë jetëështë dhuratë nga Zoti dhe jam shumë e lumtur që edhe unë jam shpërblyer mekëtë dhuratë. Kam mësuar shumë gjëra dhe kam kuptuar se njeriun të lumtur dhe të suksesshëm e bëjnë: të qenurit vetvetja dhe jo kopja e dikujt tjetër, ndihma që ju jep të tjerëve dhe thjeshtësia apo natyraliteti që posedojmë.
Në jetë duhet të sakrifikosh shumë nëse dëshiron të jesh dikushi. Siç thotë një fjali e urtë: “Po të duash do të vuash, po të vuash do të luftosh e po të luftosh do të fitosh”.Pra, nëse punon dhe nuk dorëzohesh asnjëherë mundi yt një ditë do të shpërblehet dhe nuk ka rëndësi herët apo vonë.
Të jesh isuksesshëm nuk do të thotë se ke vetëm momente pozitive nëjetë,sukses është edhe humbja në një farë mënyre, pasi prej sajmund të përfitosh shumë sepse ajo të bën të jesh më ifortë dhe mëi vetëdijshëm për herët e tjera.Pra, në jetë duhet të bësh mirë që të presësh të mirën,siçështë një fjalë e urtë: “Atë që e mbjell e korr!”
Nga e merr inspirimin kur dëshiron të bësh dicka?
Inspirimi vjen vet dhe shumë e më shumëinspirohem nga prindërit e mi, që gjithmonë janë munduar për mua dhe familjen time, kanë dhënëgjithçka kanë pasur vetëm që ne të edukohemi dhe të kemi më shumë. Gjithashtu inspirohem nga motra ime binjake Fatgzona Maliqi, e cila ekspozitën e parë personale e hapi në moshën 6 vjeçare dhe është një piktore shumë e zonja.Edhe suksesii vëllait tim është inspirim, ai është një kitarist i suksesshëm. Inspirohem nga natyra,njerëzit e me një fjalë, mua mëinspiron gjithçka.
A jeni krenare me suksesin tuaj dhe a mendoni se duhet të jenë krenar të rinjtë për suksesin?
Mendoj se gjithmonë duhet të jesh krenar me atë që ke arritur me mundin tënd, por kjo sdo të thotë të ndalosh aty, gjithmonë duhet vazhduar për sukese të tjera. Asgjë nuk është absolute,gjithçka është relative, edhe të rrahurat e zemrës nuk janë të njejta, pra suksesi ndryshon, mirëpo ti duhet të jeshifortë për t’i përballuar të gjitha dhe jo për tu ndalur,siç thotë një fjalë e urtë: “Çelësi që punon, nuk ndryshket.”
Nga mendoni se vjen fuqia juaj?
Fuqia ime vjen nga Zoti,fuqiqë nuk matet me fuqitë e tjera,Zotiështë arsyeja që jam këtu.
Si i merrni kritikat?Si mund të ndikoj kritika në punën tuaj?
Kritikat gjithmonëimarr në anën pozitive,njeriu është lindur për të mësuar dhe mund të mësoj shumë nga të tjerët.
A jeni optimiste apo pesimiste për të ardhmen?
Jam shumë optimiste dhe çdo gjë e marr me pozitivitet .
Si inspiroheni?
Inspirimi vjen edhe nga puna.
Cila është këshilla që i jepni të rinjëve?
Këshilla ime është: “Punë,punë,punë”, po të punosh do t’i arrish të gjitha synimet.
Kush mendoni se ka fajin për papunësinë që aktualisht është mbi 35% në Maqedoni?
Mendoj se sinë Kosovë ashtu edhe nëMaqedoni nuk janë kushtet themelore dhe gjithashtu njerëzit duhet të punojnë më shumë dhe të mundohen më shumë për të ndryshuar këtë gjendje. Kjo gjendje mund të ndërrohet nëse të gjithë njerëzit mundohen dhe bëjnë të pamundurën e tyre sepse “Shumica gjithmonë e mund pakicën”.
Ciliështë filmi juaj i preferuar?
Njëri nga filmat e mi të preferuar është “Legjenda e Johnny Lingos.”
Cili është libri juaj i preferuar?
Lexoj libra të ndryshëm, mirëpo më shumë më pëlqejnëlibrat psikologjik.
Intervistoi: Venhar Ramadani
Kjo intervistë është bërë nga vizione.info dhe telegrafi.com i ka të gjitha të drejtat e publikimit të intervistës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Viti 1998: Thyerja e miteve nga Malcolmi dhe parashikimi i tij për Kosovën

Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar

Pesëdhjetë thënie të Volterit: Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë!

Operacioni sekret i CIA-s që fitoi Luftën e Ftohtë

Mos mendoni për politikën, jetoni si Forrest Gumpi?!

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa