Fati i mbi 100 shtëpive të ndërtuara pa leje në Tetovë, varet nga vendimi i BFI-së
Myftinia e Tetovës, pa vendim konkret se si do të veprohet me rreth 100 shtëpitë të cilat janë ndërtuar në mënyrë ilegale në pronën e BFI-së. Edhe pse një numër i madh i shtëpive janë ndërtuar përpara se toka t’i kthehet BFI-së, nga Myftinia e Tetovës thonë se këtë vendim pritet ta marrë Qendra apo Bashkësia Fetare Islame në Shkup.
Nga Myftinia e Tetovës, po ashtu ngrenë dyshimet se një pjesë e banorëve që kanë ndërtuar shtëpitë në pronën e BFI-së, kërkojnë që ta blejnë tokën por jo nga pronari i saj Bashkësia fetare Islame, por nga shteti, edhe atë me çmim prej një apo dy eurosh për metër katror.
“Gjithçka që është bërë në vijë jo ligjore, konsekuencat janë ligjore dhe duhet ta mendonin vetë ata. Leje nga Myftinia si pronare e pronës, apo nga Bashkësia Islame deri më tani nuk ka askush. Kërkesat janë të shumta në dikasterin e vakëfit, por për momentin Bashkësia fetare Islame nuk ka ndonjë propozim. Myftinia do del me propozim por vendimin do e merr BFI si kryesuese e vijës ligjore në BFI. Banorët duhet ditur mirë që ajo nuk është pronë e shtetit por ajo pronë ka pronar me emër dhe mbiemër. Pra BFI është pronare e vendit, dhe fatin e atij vendi do e caktoj vetëm BFI dhe assesi dikush tjetër”, tha Namik Xhaferi, Sekretar i Rijasetit të Tetovës.
Nga ana tjetër, edhe komuna shprehet e pafuqishme për ta zgjidhur këtë problem. Kreu i komunës Bilall Kasami thotë se, komuna do të ndihmojë në tejkalimin e këtij problemi, megjithatë kur është fjala për tokë që është e privatizuar, e në këtë rast BFI, pëlqimin banorët duhet ta marrin nga BFI-ja për të mundur të legalizojnë shtëpitë e tyre.
“Kemi treguar gatishmëri që ashtu si zgjodhëm më se 1500 lëndë të ndihmojmë të zgjidhet edhe çështja për këta persona që të kenë prona ligjore. Këtu problematike është se bisedohet për prona të denacionalizuara për Bashkësinë islame dhe mundësitë e komunës janë të kufizuara. Për momentin ne nuk kemi ndonjë zgjidhje juridike që këta prona apo këtë tokë nën shtëpitë e ndërtuara pa leje të mund ta marrim nën pronësi si komunë e pastaj t’ua shesim konform Ligjit për legalizim të objekteve”, u shpreh Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës.
Ndryshe, në tokën e cila llogaritet si vakëf, apo pronë e Bashkësisë fetare Islame janë ndërtuar rreth 100 shtëpi në mënyrë jo ligjore, pronarët e të cilave, tani kërkojnë nga Bashkësia fetare Islame e Maqedonisë që t`iu jepet pëlqimi për legalizimin e tyre. Por, në bazë të Kodit Islam, vakëfi nuk është e lejuar që të tjetërsohet apo të shitet, andaj edhe pëlqimet për legalizimin e shtëpive të ndërtuara në vakëf, për momentin nga BFI nuk lëshohet./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova